Ndryshe nga çdo vit tjetër, Tirana i ka mirëpritur festat e fundvitit më parë nga ç’jemi mësuar.
Ishte vetëm disa ditë më parë kur kryebashkiaku Veliaj, ndezi dritat e pemës në ambientin më të ngrohtë që të gjithë mëzi e presin, atë që prej vitesh mban emrin e “Fshatit të festave”.
Sot, reshjet e shiu nuk kanë qënë aspak problem për qytetarët që mbremjet argëtuese zgjedhin ti kalojnë tek “Sheshi” ndonëse koha nuk është premtuese.
Veç kësaj, pasditja e sotme i ka shoqëruar edhe me pak “aheng”. Jemi zyrtarisht në festa, apo jo?!



