• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KËRKESAT” PËR BASHËN/ Zbulohen bashkitë që duan Agron Duka dhe Nard Ndoka
Home
Politikë

“KËRKESAT” PËR BASHËN/ Zbulohen bashkitë që duan Agron Duka dhe Nard Ndoka

21 November, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Kur ka nisur numërimi mbrapsht për djegien e mandateve të opozitarëve, republikani Fatmir Mediu është aleati i parë që i kërkon Lulzim Bashës rikthimin në Parlament. Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, shprehet: “Ne mund të marrim vendim “in extremis”, por duhet të kuptojmë që Parlamenti është i vetmi institucion ku opozita ka zë institucional. Duhet të ndërtojmë një Parlament funksional në të ardhmen, por duke ndërtuar një Parlament të tillë edhe sot. Nuk duhet të shkojmë në Parlament thjesht për të folur për mazhorancën, por për të përfaqësuar interesat e qytetarëve”, raporton Javanews.

Aleatët e tjerë, të cilët vijojnë t’i mbajnë krahun Bashës në lidhje me Parlamentin, kanë nisur të bëjnë llogaritë për zgjedhjet. Dashamir Shehi nuk e fsheh dëshirën për të garuar në Tiranë, nën siglën e opozitës. “Gjithmonë kam qenë kandidat në Tiranë. Por, kemi punë të tjera më të rëndësishme për momentin”, tha kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Agron Duka nuk po mendon më për Durrësin, por ka edhe ai pretendimet e veta: “Në zonat rurale, aty ku partia ime ndihet më e fortë. Nëse biem dakord për Lushnjen, Roskovecin… jemi gati për të prezantuar kandidaturën tonë të përbashkët”.

As demokristianët nuk mbeten pas, Nard Ndoka i ka gati bashkitë ku mendon të kërkojë mbështetjen e aleatëve: “Selenicë, Fushë-Arrëz, Pukë, Rrësheni, Vau i Dejës, Lezha dhe Malësia e Madhe”. Opozita nuk ka zyrtarizuar ende marrëveshjen për koalicionin zgjedhor, por aleatët e demokratëve janë të qartë se me kandidatë të përbashkët kanë më shumë shanse për fitore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VË SHQELMIN NË FYT/ Shikoni ndërhyrjen “HORROR” të mbrojtësit në Argjentinë (VIDEO)
Previous article "TË GJITHË BASHKË"/ Kumbaro dhe Gjebrea prezantojnë në "Tiranë Lëvizjen Kombëtare për Lexim"

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT