Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë sot në një takim me student në Forumin “Studentët për qeverisjen e mirë”.
Nga ky takim Basha ka barë disa premtime për studentët, ku tha se do të ketë rritje të buxhetit për arsimin dhe të gjithë të rinjtë dhe të rejat të kenë mundësi për tu arsimuar pavarësisht shkallës ekonomike.
“Do ta anulojmë ligjin për arsimin e lartë, do ta dyfishojmë buxhetin për arsimin e lartë. Nëse do të kisha një mundësi për të shtuar buxhet, unë do të shtoja tek arsimi i lartë, pasi nga aty nis gjithçka. Ne do të mundësojmë çdo të riu dhe të reje shqiptare që të ndjek studime t e larta, pa marrë parasysh buxhetin e familjes së tij. Po ashtu kemi dhe programin e stazheve të punës për 10 mijë të rinj. Për një vit do të ketë një punë me 300 mijë lekë të paguara nga shteti”, tha ndër të tjera Basha.





