• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAMIONI ME 2100 GOMA NË QAFË-THANË”/ Jepet masa e sigurisë për 9 të arrestuarit, mes tyre 5 doganierë
Home
Breaking News

“KAMIONI ME 2100 GOMA NË QAFË-THANË”/ Jepet masa e sigurisë për 9 të arrestuarit, mes tyre 5 doganierë

21 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

5 ditë pasi policia e Korçës në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brëndshme finalizoi me sukses një operacion për goditjen e kontrabandës së mallrave të ndaluara, në Doganën e Qafë-Thanës, ditën e sotme është dhënë masa e sigurisë për 9 të arrestuarit , 5 prej të cilëve punonjës në doganën e Qafë-Thanës.

Arrestimi i tyre u krye, pasi këta shtetas në bashkëpunim me të tjerë persona akuzohen se kanë bërë të mundur futjen kontrabandë të një kamioni me rreth 2100 goma të përdorura në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Drejtuesi i kamionit u arrestua në kohën që po shkarkonte mallin në një magazinë pranë fshatit Sovjan, të Pogradecit.

Ndërkohë, këtë të mërkurë gjykata ka dhënë masën e sigurisë për këta shtetas ku në listën e të dënuarve janë edhe 5 doganierët e pikës së kalimit kufitar Arnest Tushinka, Ilir Spahiu, Kelti Ristani, Lefter Duraj

Stefan Hila, 50 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës turni në Doganën e Qafë Thanës. (garanci pasurore)

Anesti Tushinka, 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier parkingu në Doganën e Qafë Thanës. (arrest me burg)

Ilir Spahiu, 44 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier pranë Doganës në Qafë Thanë. (garanci pasurore)

Lefter Duraj, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni i grupit të antikontrabandës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. (detyrim paraqitje)

Mikel Goxharaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i grupit të antikontrabandës pranë DPD (detyrim paraqitje)

Kelti Ristani, 42 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë agjent doganor në Qafë Thanë. (arrest me burg)

Edmond Kodra, 61 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i gomave (arrest me burg)

Stojmir Treneski, 42 vjeç, banues në Maqedoni, shoferi i kamionit ( dënim me garanci pasurore)

Petraq Dimko, 54 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i ambjentit ku magazinohej malli kontrabandë (dënim – detyrim me paraqitje)

Të shtunën e kaluar në prangat e policisë përfunduan  Stefan Hila, me detyrë përgjegjës turni në Doganën e Qafë Thanës, Anesti Tushinka, doganier, Ilir Spahiu, doganier, Lefter Duraj, përgjegjës turni i grupit të antikontrabandës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Mikel Goxharaj, inspektor i grupit të antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Kelti Ristani, agjent doganor, Edmond Kodra, poseduesi i gomave, Stojmir Treneski, shoferi i kamionit dhe Petraq Dimko, poseduesi i ambjentit ku magazinohej malli kontrabandë.

Ndërkohë, pritet që brenda 72 orësh, të dalin nga burgu ata që janë të dënuar me garanci pasurore.Sakaq, bëhet e ditur se po vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë që mund të jenë implikuar në veprimtarinë e linjës kontrabandimit të mallrave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO VIRALE/ Rasti unikal në Angli, shikoni çfarë i bën ky tifoz kundërshtarit që kryente nxehjen (PAMJET)
Previous article INCIDENTI I FRIKSHËM/ Gazetaren e përplasin KEQ në tokë teksa raportonte “live” (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT