• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VITI I SKËNDERBEUT”/ Papa Françesku: Shqipëria, pjesë integrale e Europës. Shembull frymëzues për të gjithë ne
Home
Sociale

“VITI I SKËNDERBEUT”/ Papa Françesku: Shqipëria, pjesë integrale e Europës. Shembull frymëzues për të gjithë ne

20 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Sociale

Përpara disa dhjetëra pelegrinëve shqiptarë dhe arbëresh, në një ceremoni të organizuar në Vatikan me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut, Papa Françesku i thurri lavde ditën e sotme kulurës, traditave dhe harmonisë së shkëlqyer midis komuniteteve fetare në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Ati i Shenjtë e konsideroi vendin tonë si një shembull për të gjithë Europën, duke theksuar se “Shqipëria është një pjesë integrale e Europës, kontinent të cilin shqiptarët e pasurojmë me kulturën e tyre unikale”.

Fjala e plotë e Atit të Shenjtë u publikua ditën e sotme në faqen zyrtare të Vatikanit.

Nga Christopher Wells

Në një fjalim të mbajtur përpara pelegrinëve shqiptarë, Papa Fraçesku shfrytëzoi rastin për të përshëndetur të ftuarit “në emrin e lidhjes së lashtë të miqësisë dhe marrëdhënieve dypalëshe” midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Papa Françesku nënvizoi “historinë e lashtë dhe të lavdishme” të Shqipërisë, duke theksuar se sot Shqipëria është një pjesë integrale e Europës, kontinent të cilin Shqipëria e pasuron falë kulturës sonë unikale.

“Ditën e sotme”, tha Ati i Shenjtë, “ne përkujtojmë dhe nderojmë Gjergj Kastriot Skëndërbeun, djali heroik i një populli të fortë dhe bujar, i cili mbrojti vlerat shpirtërore në emër të krishtërimit me kurajo dhe trimëri të pashembullt”. “Skëndërbeu”, vazhdoi Ati i Shenjtë, “farkëtoi identitetin kulturor të Shqipërisë me bëmat e tij, duke u shndërruar në një simbol të patjetërsueshëm të kohezionit dhe unitetit kombëtar”.

Ati i Shenjtë, gjithashtu foli mbi emigrimin e qindra mijëra shqiptarëve të krishterë pas vdekjes së Skëndërbeut dhe pushtimit otoman të vendit, duke mirëpritur prezencën e arbëreshëve midis pelegrinëve.

“Shpresoj sinqerisht që ky vit jubilar të mos mjaftohet me përkujtimin e lavdisë dhe bëmave të të shkuarës”, tha Papa Françesku. “Por, të jetë edhe një mundësi për një përkushtim të shtuar, ndaj institucioneve dhe qytetarëve, në favor të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të balancuar, në mënyrë që brezat e rinj të mos ndihen të detyruar të emigrojnë si paraardhësit e tyre arbëresh”.

Duke mbyllur fjalën e tij, Papa Françesku theksoi se “shembulli i Skëndërbeut shpreh qartësisht karakterin e shqiptarëve. Në veçanti, klimën e respektit dhe besimit reciprok, midis katolikëve, ortodoksëve dhe muslimanëve. Thënë kjo, bashkëjetesa paqësore midis komuniteteve të ndryshme fetare është rruga e vetme që prodhon harmoni, që çliron forcat më të mira krijuese të të gjithë qytetarëve, duke shndërruar bashkëekzistencën e përditshme në një marrëdhënie të fortë bashkëpunimi dhe vëllazërie”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS LAJMIT TË MBIDOZËS SË DROGËS/ Babai i Baby G ka dy fjalë: Në djall... (VIDEO)
Previous article GODITI ME GRUSHT JURISTIN NË FIER/ Kush është 57 vjeçari i cili kërkonte... (EMRI+FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT