Policia e Shtetit në vazhdën e shpalljeve të fytyrave të personave më të kërkuar në vend sot ka vazhduar me Korçën.
Policia tregon se cilët janë njerëzit më të rrezikshëm që po kërkohen nga qarku i Korçës. Ndër ta bie në sy edhe Artan Sulstarova i cili edhe pse në fotografi nuk duket i rrezikshëm, ai kërkohet nga SHBA pse është dënuar me dy burgime të përjetshme.
Vrau shokun e tij. Kush është Artan Sulstarova:
Më 11 gusht 2004, Artan Sulstarova dhe Klevis Mullalli ishin në një apartament me miqtë e tyre, duke pirë dhe duke luajtur poker. Në orën 3 të mëngjesit, ata po luajnin një lojë me karta shqiptare, kur Artani i dehur u zemërua me rregullat. Ai pastaj shkoi dhe kapi një thikë dhe duke ia ngulur Klevisit duke e vrarë. Artani iku dhe policia shpejt arriti në apartament, tragjikisht, Klevis u gjet i vdekur në vaskë.
Artani vrau një të ri në Shqipëri përpara se të emigronte fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe të vriste Klevis Mullalli. Familja dhe miqtë e Artanit në Shqipëri pretendohet se jetojnë me frikë nga ai.
/Alpenews.al



