• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHIFRAT/ Guvernatori: Normat e interesit dhe kreditimi do të rriten vitin tjetër
Home
Ekonomi

SHIFRAT/ Guvernatori: Normat e interesit dhe kreditimi do të rriten vitin tjetër

20 November, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Guvernatori Gent Sejko deklaroi dje në Komisionin e Ekonomisë, se vitin tjetër Banka e Shqipërisë do të rrisë normat e interesit.

sejko

Në seancën e Komisionit të Ekonomisë për dhënien e opinionit për buxhetin dhe paketën fiskale 2019, Guvernatori Sejko u shpreh se në rast se ekonomia do të vijë ecurinë pozitive, Banka e Shqipërisë do të kalojë në politikën monetare shtrënguese.

“Sikurse edhe parashikimet për eurozonën, edhe ekonomia jonë do të vijë drejt përmirësimit. Ekonomia shqiptare do të ketë rritje më të lartë, pasi ne jemi një ekonomi në zhvillim dhe natyrisht që politika jonë monetare lehtësuese do të duhet të vazhdojë edhe për një periudhë kohore, por në periudhën afatgjatë ne do të duhet të kalojmë nga politika monetare lehtësuese, në politikë monetare shtrënguese. Në rast se do të vazhdojmë sikurse e kemi parashikuar se do të kemi një rritje ekonomike, atëherë në harkun e një viti dhe më pas do të duhet të rishikojmë dhe gradualisht të kalojmë në një politikë monetare shtrënguese, e cila do të thotë që ne mund të vazhdojmë me rritjen e normave të interesit”, u shpreh Sejko. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se aktualisht do të vazhdohet me politikën monetare lehtësuese.

“Ne do të duhet të vazhdojmë të mbajmë një miks politikash, të një politike monetare lehtësuese dhe të një politike fiskale konsoliduese. Ky është miksi i nevojshëm që siguron rritjen ekonomike dhe përshpejtimin ekonomik”, tha Sejko. Guvernatori Sejko theksoi se në vitin 2019 bankat do të rrisin kreditimin e ekonomisë, pas përfundimit të strukturimit të sektorit. Ai deklaroi se procesi i shitjes së bankave po vijon pozitivisht.

“Pas strukturimit të sektorit bankar në vitin 2019 do të kemi rritje të kreditimit. Fatmirësisht, ristrukturimi i sektorit bankar ka pasur ecuri më pozitive sa ne kemi menduar në fillimet e këtij procesi. Kemi qenë me më pak shpresë për cilësinë e aksionerëve. Situata ka ecuri pozitive, është në kontroll dhe ne do të zbatojmë ligjin dhe kërkesat rregullatore në strukturimin bankar”, u shpreh Sejko.

BUXHETI

Guvernatori Sejko vlerësoi pozitivisht buxhetin e vitit të ardhshëm. Sejko u shpreh se buxheti ul borxhin dhe rrit investimet. “Banka e Shqipërisë konstaton se projektbuxheti i paraqitur e përmbush këtë mision. Më konkretisht, ky buxhet parashikon uljen e borxhit publik në nivelin 65,5 për qind të PBB-së, kundrejt nivelit 69,1 për qind të pritur për vitin 2018. Projektbuxheti i vitit 2019 parashikon investime publike në nivelin 5,1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. E parë në prizmin e zhvillimit afatgjatë të vendit si dhe të nevojave të mëdha që kemi për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës, Banka e Shqipërisë e konsideron ruajtjen e nivelit të lartë të investimeve publike një element të rëndësishëm të çdo projektbuxheti”, u shpreh Sejko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NBA/ Clippers marrin kreun në Perëndim, humbasin Spurs, Oklahoma e Boston
Previous article "DEMOKRACI E NARCIZMIT"/ Vëllai i Olldashit me akuza të forta: Jeni përgjegjës të katastrofës që demokratët s’ua kishin borxh

Isa.Autor

Postime të ngjashme

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro Ekonomi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT