• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Motra e Sonila Meços shënon suksesin e parë në Gjermani, së shpejti …
Home
Showbiz

Motra e Sonila Meços shënon suksesin e parë në Gjermani, së shpejti …

6 December, 2017 Q.Autor Lifestyle, Showbiz

Motrat Meço duket se kanë lindur për të qenë të suksesshme. Sonila në fushën e gazetarisë dhe Rezi në fushën akademike.

Arritjen e saj të fundit në Gjermani, Sonila e quan finalizimin e një pune të gjatë e të palodhur. Rezi punon aktualisht si anëtare e Këshillit Bashkiak të qytetit dhe me premisën për t’u bërë pjesë e Parlamentit të Bavarisë.

Image

“Thonë se çdo foto është një histori. E parë kështu, do meritonte veç finalen e një historie të gjatë pune, përkushtimi, sakrifice, dështimesh e suksesesh të një studenteje doktorature që në vitin 1998 vendosi të zhvillojë veten në Gjermani.
Kjo është Rez, motra ime. Dhe në këto foto është një histori:

PHD-ja e nisur në anglisht, duhej përfunduar në gjermanisht pa ditur asnjë fjalë, çdo vit ecuria e kualifikimit do të varej nga suksesi i eksperimenteve dhe sasia e publikimeve në revistat më të njohura të fushës.

Mbrojta do ta gjente mami të një vogëlushi 7 muajsh që ngatërronte provimet e studentëve me këmbkat e vogla në tryezën e punës.
Do ishte shqiptarja e stafit akademik të Universiterit të Erlangenit, do të mundësonte bursa studimi për shumë shqiptarë, do të organizonte ditët e Shqipërisë në Nuremberg, ato të Kadaresë në libraritë e Schwabach, do të angazhohej në bashkinë e qytetit në dhjetra projekte për integrimin e të huajve, do të drejtonte një nga organizatat më të rëndësishme në trajtimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, derisa do të mbërrinte sot si e para shqiptare anëtare e Këshillit Bashkiak (SPD) të qytetit nga 1 janari 2018.

Dhe me premisën për të vijuar deri në parlamentin e Bavarisë.

Kjo është pjesa e dukshme, finalja e historisë së një shqiptareje që si shumë të tjerë ia del në Gjermani, atje ku njerëzit promovohen nëse punojnë, duan e guxojnë.

Kaq e thjeshtë, kaq e vështirë, sepse e merituar.

Ma bëre zemrën mal Rez!
Nuk di si do kish qënë jeta jote këtu, mua më merr malli sa një Zot e di e do të kisha dashur mëngjeseve të të qahesha ty për rrokopujën e këtij vendi, pasditeve të luaje me mbeskën tënde për të shkarkuar stresin e një dite me kusuret tona, e fundjavave të mblidheshim për një byrek të diele nga mami se e qan edhe kur s’ka drita, por vështirë se do të lumturohesha për çfarë merrje në këmbim nga gjithë ai përkushtim.
Nuk mundja dot edhe kësaj here të shmangia qejfin e krenarisë që ndjeja fëmijë kur i pohoja shoqeve: ‘Kjo është motra ime’.
Vetëm një merak kam, kujdes me lejet e ndërtimit, se si shumë gjelbërim ka Bavaria e çoku na pëlqejnë ne shqipove qendrat tregtare”,
 shkruan Sonila në Facebook.

Kujtojmë gjithashtu që Rezi ka përkthyer edhe dy bestseller-at, “A të kam folur ndonjëherë për erën e Veriut si dhe botimin e dytë të tij, “Dallga e Shtatë”, të Daniel Glattauer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Njihuni me binjakët që shpenzuan 15 mijë paund për t’u dukur si Brad Pitt
Previous article Ja kur e humbasin virgjërinë njerëzit në 44 shtete të botës, shifra befasuese

Q.Autor

Postime të ngjashme

U LIDHËN NË BIG BROTHER VIP/ Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm Gossip

U LIDHËN NË BIG BROTHER VIP/ Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother Gossip

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT