• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA E PARË SHQIPTARE/ Ismail Qemali: Gazetarët italianë marrëzira me ngjarjen e Vlorës
Home
Dossier

QEVERIA E PARË SHQIPTARE/ Ismail Qemali: Gazetarët italianë marrëzira me ngjarjen e Vlorës

20 November, 2018 Isa.Autor Dossier

“Le Matin” ka botuar, të martën e 3 shkurtit 1914, në faqen n°3, reagimin e ashpër të Ismail Qemalit ndaj një shkrimi të botuar pak kohë më parë në “La Tribuna”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Image

Roli i Ismail Qemalit në ngjarjen e Vlorës
Korrespondenti ynë në Romë na pati dërguar para disa ditësh një shkresë nga Vlora për “La Tribuna”, në të cilën lexonim se procesi gjyqësor kundra Beqir beut dhe bashkëpunëtorëve të tij ishte në vazhdim, dhe se herën e fundit që Beqir beu u përball me Ismail Qemal beun, ish-udhëheqësin, ai e akuzoi këtë të fundit për lejimin e dërgimit të telegramit të famshëm Izet pashës në lidhje me çështjen e zbarkimit të ushtarëve turq të sjellë nga avullorja Meran.

Shkresa shtonte se si rezultat i këtij konfrontimi, komisioni i kontrollit gjykoj të arsyeshme t’i këshillojë Ismail Qemalit që të shkojë për pushime në Evropë. Ismail Qemal Beu, ish-kreu i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, i cili gjendet aktualisht në Nice (Francë), na telegrafon për të na thënë se shkresa e Vlorës për “La Tribuna” është vetëm riprodhimi i një gënjeshtre të endur nga fantazia e disa gazetarëve italianë, të cilët, nuk e di se për çfarë arsye, filluan ta sulmojnë duke hedhur baltë, në vend të bombave që Beqir Beu dhe të tjerët kishin përgatitur prej kohësh.

Ai shton:
“Unë kurrë nuk janë përballur me të, as në gjykatën ushtarake, as diku tjetër kurrë; Nuk kam qenë në dijeni për korrespondencën me bashkëpunëtorët e tij në Konstandinopojë, të cilët po komplotonin kundër meje dhe qeverisë për të cilën unë isha kryetar.
Nëse u kërkova fuqive të mëdha që të lejojnë përfaqësuesit e tyre të marrin qeverinë e Shqipërisë deri në ardhjen e princit, kjo ishte vetëm për një qëllim thjesht patriotik dhe me miratimin e lartë të tyre.
Ju lutem, z. kryeredaktor, t’i përgënjeshtroni formalisht këto marrëzira dhe të pranoni falenderimet e mia me sigurimin e konsideratës sime më të lartë.” 

Ismail Qemali
ish-kreu i qeverisë
së përkohshme të Shqipërisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I SHKRIRË APO I NGRIRË? "Guximtarja" e pëson rëndë (VIDEO)
Previous article "DASHUROHEMI NGA POPULLI E MES TIJ KA EDHE FEMRA"/ Florjan Binaj i përgjigjet me humor pyetjes për... (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/  Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin...

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT