Panairi i librit ”Tirana 2018” solli botime me një stil mjaft interesant për lexues specifik, siç është teknika e ajsberg, e cila erdhi nga shtëpia botuese ”TOENA”.
Libri i Raymond Carver me titull “Hesht të lutem!”, erdhi për lexuesin shqiptar nga një punë e shkëlqyer e shkrimtares Diana Çuli, që këtë herë u paraqit si përkthyese. Ky libër i sjell lexuesit penën e Carver nga njëra anë, një patos dhe melankoli intriguese që nuk të lënë indiferent dhe nga ana tjetër, një realitet autentik në ndryshim. Carver dëshmon sesi humori dhe tragjedia bashkëjetojnë në zemrat e njerëzve të thjesht.
Shkrimtarja, Diana Çuli e cila përktheu librin e Raymond Carver, u shpreh në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “Carver është një autor amerikan jashtëzakonisht i njohur, ai cilësohet dhe si post Heminguej. Autori ka në shkrim teknikën e ajsbergut që e ka një pjesë e autorëve amerikan, që do të thotë, ti lexon nuk e kupton tamam çdo të thotë autori, pasi subjekti është pas rreshtave”.
“Carver është nga më të njohurit në botë për këtë teknikë, pasi jo çdo kush mund ta bëj. Një tjetër gjë interesante e këtij libri është që autori trajton jetën e thjesht të një amerikani, jo atë me shkëlqim që jemi mësuar të shohim”, – u shpreh Çuli.
Shkrimtarja Diana Çuli tha se, ”unë jam optimiste për lexuesin pasi ky panair është një dëshmi, pasi për një javë këtu njerëzit nuk pushojnë së bleri libra. Shikoj fëmijë dhe studentë shkollash, pra çka tregon se shqiptarëve nuk u ka ikur dashuria për librin”.
"Hesht të lutem!", libri i Carver sjell për lexuesin teknikën ajsberg
"Hesht të lutem!", libri i Carver sjell për lexuesin teknikën ajsberg.http://ata.gov.al/2018/11/18/hesht-te-lutem-libri-i-carver-sjell-per-lexuesin-tekniken-ajsberg/Panairi i librit ''Tirana 2018'' solli botime me një stil mjaft interesant për lexues specifik, siç është teknika e ajsberg, e cila erdhi nga shtëpia botuese ''TOENA''.Libri i Raymond Carver me titull "Hesht të lutem!", erdhi për lexuesin shqiptar nga një punë e shkëlqyer e shkrimtares Diana Çuli, që këtë herë u paraqit si përkthyese.
Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Sonntag, 18. November 2018


