• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ASGJË TË PËRBASHKËT ME KATALONIAN”/ Gazeta spanjolle  bën thirrje për njohjen e Kosovës nga Spanja
Home
Rajon

“ASGJË TË PËRBASHKËT ME KATALONIAN”/ Gazeta spanjolle bën thirrje për njohjen e Kosovës nga Spanja

18 November, 2018 F.autor Rajon

Qeveritë e njëpasnjëshme spanjolle, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, e kanë trajtuar çështjen e Kosovës nga prizmi i ngushtë i Katalonias.

Rezultati i kësaj ka qenë kundërshtimi i menjëhershëm i njohjes së shtetit kosovar, i cili u lind nga shpërbërja e Jugosllavisë, intervenimi i NATO-s në vitin 1999 dhe shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Ekzistojnë dy arsye që politika spanjolle duhet ta ndajë Kosovën nga rasti i Katalonias. E para, Kosova nuk është rast precedent. E dyta, Kosova nuk është rast precedent, pra.

E para. Kosova nuk paraqet rast precedent sepse Katalonia dhe Kosova nuk kanë asgjë të përbashkët. Në njërën anë e kemi demokracinë, Kushtetutën e Spanjës, Statutin e Autonomisë dhe një nga rajonet me shkallën më të lartë të autonomisë politike dhe fiskale në botë. Në anën tjetër e kemi nacionalizmin e tmerrshëm të Millosheviçit, marrjen e autonomisë, spastrimin etnik dhe ndërhyrjen ushtarake që e solli administrimin e territorit nga Kombet e Bashkuara. Shumica e partnerëve evropianë të Spanjës, të cilët bashkë me 116 shtete tjera e kanë njohur Kosovën, e kanë mbështetur pa rezerva integritetin territorial të Spanjës dhe e kanë mohuar të drejtën e separatistëve katalanë për vetëvendosje. Është befasuese që jashtë Spanjës ky krahasim nuk është bërë asnjëherë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

E dyta. Qeveria e Spanjës thotë se Kosova nuk paraqet precedent, por vepron sikur të ishte e tillë. Kjo frikë e bën Spanjën edhe më të palëkundur se Serbinë. Për hir të stabilitetit në Ballkan, Spanja ka deklaruar se do ta njohë Kosovën atëherë kur ta njohë Serbia. Por, tash që Serbia dhe Kosova janë duke zhvilluar bisedime për njohje dhe ndryshim të mundshëm të kufirit si hapa drejt integrimit në BE, Spanja po dëshmon se qëndrimi i saj ka qenë retorik dhe frikësohet se do të jetë e detyruar që ta njohë Kosovën në një moment shumë të ndërlikuar për Katalonian.

Kosova nuk do të pushojë së ekzistuari vetëm për shkak se Spanja e di apo nuk e di që ajo ekziston. Ajo për të cilën Spanja ka nevojë është një politikë e jashtme që e mbështet stabilitetin në Ballkan dhe integrimin e tij në Evropë. Dy politikanë katalanë nuk mund ta rrëmbejnë të ardhmen e serbëve dhe kosovarëve, të cilët nuk e meritojnë të mbeten peng të dy demagogëve.

E fundit. Mbreti i Spanjës e kishte përkrahur me armatim dhe të holla ndarjen e 13 kolonive nga Britania e Madhe. Edhe sot e tutje, ne kemi marrëdhënie diplomatike me Londrën dhe e nderojmë Bernardo de Galvezin, komandantin ushtarak që luftoi kundër britanikëve. Mos i tregoni Puigdemontit, shkruan “El Mundo”, transmeton Gazeta Express.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Meghan dhe Harry largohen nga pallati mbretëror/ Zbulohet arsyeja shokuese
Previous article Po shkëlqen me Liverpoolin/ SHAQIRI është gati për spektaklin e mbrëmjes

F.autor

Postime të ngjashme

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë Rajon

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT