Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski mund të jetë larguar edhe nga Hungaria.
Media bullgare “Focus” thotë se sipas burimeve të pakonfirmuara, një zyrtar i VMRO-DPMNE ka thënë se Gruevski tashmë ka lënë Hungari dhe destinacioni përfundimtar mund të jetë Rusia ose Turqia.
Nikola Gruevski u arratisur nga Maqedonia dhe nëpërmjet Shqipërisë shkoi në Hungari, ku edhe kërkoi azil politik.
Sipas policisë shqiptare, Gruevski ka kaluar në kufi më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, drejt Malit të Zi duke përdorur automjetin e ambasadës hungareze në Tiranë me targa diplomatike.
Qeveria hungareze, pas këtij veprimi, u akuzua nga mediat se ka shkelur ligjin duke kaluar ilegalisht ish-kryeministrin Gruevski.


