• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAZIRAT TEK ASTIRI/ Njihuni me grupin e Bashës, si paguhen të rinjtë e FRPD për të organizuar protesta EMRA, FOTO, PRECEDENTËT
Home
Politikë

TRAZIRAT TEK ASTIRI/ Njihuni me grupin e Bashës, si paguhen të rinjtë e FRPD për të organizuar protesta EMRA, FOTO, PRECEDENTËT

16 November, 2018 Isa.Autor Breaking News, Politikë

Maringlen Doçi, një i ri nga Mamurrasi i kërkon të gjithë miqve në rrjetet sociale që të mblidhen përpara komisariatit numër një ditën e sotme, për të ushtruar presion për lirimin e kolegut të tij të FRPD, me banesë në Kukës, i ndaluar dje pasi inicioi trazira tek ASTIRI. Brenda pak minutash, statusi arrin tek Darvin Zalla, i riu nga Fushë Kruja që bën të njëjtën thirrje. E brenda një ore, me dhjetëra të rinj, përfshi kryetarin e FRPD, Belind Këlliçi, sinkronizohen duke postuar të njëjtën status, i sponsorizuar për të rritur shikueshmëri kudo nëpër rrjet. Gjithçka e organizuar deri në detajet më të vogla.

Gentian Mark Gjonaj u arrestua ditën e djeshme tek ASTIRI pasi i vuri flakën gomave të makinave dhe kërcënoi agjentët e policisë, por “eksporti” i degës së PD Kukës në Tiranë, i njohur në qarqet e PD si një reper që mbajti gjallë çadrën me këngë kundër Ramës, ka një të përbashkët me të gjithë emrat e mësipërm.

Gjonaj, Doçi dhe Zalla janë vetëm tre, nga një grup i gatshëm të rinjsh të paguar të FRPD, që gjenden kudo që Lulzim Basha kërkon të organizojë trazira. E si kamikazët e vlefshëm të partisë, kjo nuk është hera e parë që ata bien në pranga. Gjonaj, që siç mund ta shihni në foto ishte edhe një prej folësve të veçuar në çadrën e vjetshme, ishte një prej të arrestuarve tek djegia e Bunkerit, së bashku me Elton Lleshin, të riun nga Lezha, gjithashtu anëtar të FRPD. Statuset në rrjetet sociale tregojnë se janë të njëjtët persona që bllokuan akset kombëtare vitin e shkuar përpara zgjedhjeve të përgjithshme, të njëjtët persona që fjetën në çadër, të njëjtët persona që bënë që protesta tek Teatrit të kishte shfaqje dhune, tani tek ASTIRI, e shumë të tjera.

Nuk ka asnjë bordero në PD që mund të provojë një interes financiar të grupit të gatshëm, por një numër provash rrethanore e vërtetojnë qartë diçka të tillë. Reperi i ndaluar, Gentian Gjonaj, merrte një rrogë pa u paraqitur në punë nga UKT në kohën e Bashës. Të tjerë marrin honorare nga Bashkitë Lezhë, Mamurras apo biznese të lidhura me PD, disa nga të cilët të zotëruar nga të njëjtët që Basha i anatemon si “oligarkë”. Të gjithë këto prova nxjerrin një përfundim të qartë.

Skenari është gjithmonë i njëjti. “Qytetarë të revoltuar”, të cilët shprehin zhgënjimin kundër qeverisë duke i vënë flakën objekteve publike, duke goditur me gurë policinë apo duke bllokuar akse kombëtare. Vetëm se “qytetarët”, janë të rinj të FRPD, të paguar nga vetë Partia Demokratike për të krijuar një klimë tensioni në vend. Janë gjithmonë të njëjtat figura që qarkullojnë dhe paguhen pikërisht për këtë punë.

E pas zullumit, Basha gjithmonë mban një fjalim, ku duke folur me fjalë të mëdha për lirinë e të drejtën e protestës së qytetarëve të ndershem, dënon çdo kundërpërgjigje të Policisë. E skenari përsëri përsëritet, javë pas jave, muaj pas muaji, si një film i bukur, që i hedh hi në sy qytetarëve dhe përpiqet të krijojë një klimë të padurueshme tensioni anembanë vendit.Ekskluzive.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASTRONIN GOTAT ME PECETAT E TUALETIT/ Irritim ndaj hoteleve me 5 yje në Kinë
Previous article PO LUANTE ME KOBRËN/ I riu humb jetën nga kafshimi vdekjeprurës i gjarprit (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SARANDË/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet për... Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SARANDË/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet për...

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT