• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Finalizohet operacioni policor “CLEANER”, në pranga dy persona. Kishin me vete…
Home
Breaking News

E FUNDIT/ Finalizohet operacioni policor “CLEANER”, në pranga dy persona. Kishin me vete…

16 November, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta

Finalizohet me sukses operacioni policor “CLEANER”

Sekuestrohen dy armë zjarri “pistoleta”, një pushkë sportive me dylbi, 60 doza lëndë narkotike Heroinë, 140 mijë lekë të reja, si dhe municion luftarak

Arrestohen në flagrancë dy persona.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, finalizoi me sukses operacionin e koduar “CLEANER” ku u kapen në flagrancë shtetasit:

– Ermal Demushi, 35 vjeç, banues në Tiranë.

– Emirjon Doçi, 29 vjeç, banues në Allias, Tiranë

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tirane, është grumbulluar informacion nga burime të ndryshme se shtetasit Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi, në bashkëpunim me njëri -tjetrin në zonen e “21 Dhjetorit”, shpërndanin (shisnin) lëndë narkotike të dyshuar si “Heroinë” me doza.

Në bazë të këtyre informacioneve, është organizuar puna ku në afërsi të kryqezimit të “21 Dhjetorit” në një lokal, janë kapur në flagrancë shtetasit Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi.
Gjatë kontrollit, shtetasit Emirjon Doçi ju gjetën 22 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, ndërsa shtetasit Ermal Demushi një dozë me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë si dhe 140 mijë lekë të reja të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Kontrolli ka vijuar në dyqanin e shtetasit Ermal Demushi, ku mbi bazën e informacioneve dyshohej se kishte armë zjarri, dhe nga kontrolli i kryer, iu gjetën një sasi tjetër lënde narkotike e llojit Heroinë, 1 peshore elektronike, një dozë cannabis sativa, 5 kapsolla detonatore me fitil, 1 armë zjarri pistoletë me mulli, 1 armë zjarri pistoletë e markës Zastava, 12 fishekë, 1 fitil zjarr përcjellës si dhe 1 sasi e vogël lënde eksplozive.

Gjithashtu, po gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit Ermal Demushi, në bagazhin e saj, iu gjet një pushkë sportive me dylbi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar :

– 60 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë“ dhe një dozë “Cannabis Sattiva”
– një peshore elektronike – 1 armë pistoletë me mulli
– 1 arme zjarri pistoletë Zastava
– 12 fishekë
– 5 kapsolla detonatore me fitil
– 1 fitil zjarr përcjellës
– një sasi e vogël lënde eksplozive
– 1pushkë sportive me dylbi
– 140 mijë lekë të reja
– 1 automjet në pronësi të shtetasit Ermal Demushi
– 5 aparat telefoni celular

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitje lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashkuar nga nenet 283/2, 278/2,3,4, 280 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATË PËR FENË ISLAME/ "Shokon" këngëtari i njohur: S'mund të falem...
Previous article KOLESTEROLI NË GJAK/ Përziejini këta përbërës dhe thonjini lamtumirë kësaj sëmundjeje

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT