• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË SHKODËR/ Dëshmitarët: Na shpëtoi Zoti nga plumbat, ishim duke…
Home
Breaking News

ATENTATI NË SHKODËR/ Dëshmitarët: Na shpëtoi Zoti nga plumbat, ishim duke…

16 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy ditë pas ekzekutimit me plumb në kokë të 40-vjeçarit Fatos Ferracaku dhe plagosjes së kunatit të tij 48-vjeçar Fatmir Mehaj, puna në markatën e lagjes “Rus” në Shkodër ka nisur normalisht. Tregtarët që shesin prodhimet e tyre janë rikthyer duke vijuar aktivitetin për të siguruar të ardhurat për familjet e tyre. Shumë prej atyre dëshmitarëve që ishin të pranishëm në momentin kur u qëllua për vdekje Ferracaku nuk pranuan që të rrëfejnë ngjarjen në fjalë.

Tejet të frikësuar, ata refuzuan të prononcohen duke kërkuar të mos thonë asnjë fjalë. Edhe pse një pjesë e mirë kanë qenë aty duke shitur produktet e ndryshme si çdo ditë tjetër, ata thanë të kundërtën duke mohuar se kanë qenë aty apo s’e e kanë parë momentin e vrasjes. Madje shumë prej dëshmitarëve pohuan se nuk e kanë njohur fare viktimën dhe kunatin e këtij të fundit, edhe pse që të dy çdo ditë shisnin peshk tek markata e Rusit, vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë. Jo vetëm shitësit, por edhe kalimtarët e rastit, shumë prej të cilëve rrezikuan nga 8 plumbat e nxjerrë nga pistoleta e atentatorit, preferuan heshtjen për shkak të frikës.

Ndërsa të gjithë bënin sikur nuk kanë parë e dëgjuar asgjë edhe pse atentati ndodhi në mes të ditës, lokali ku ishin duke pirë kafe Fatos Ferracaku dhe Fatmir Mehaj ishte i hapur. Klientët e përditshëm të asaj kafeneje të vogël kanë vijuar që të kalojnë kohën si zakonisht të pandikuar shumë nga plumbat rrëke të një dite më parë. Ndërsa, viheshin re me sy të lirë shenjat e plumbave në pjesët metalike të kafenesë apo edhe në tokë.

“Na ka shpëtuar Zoti”, u shpreh njëri prej tyre, por pa da-shur që ta zgjasë më shumë apo aq më tepër që të identifikohet me emrin e tij. Ndërkaq, ngjarja e rëndë ka alarmuar policinë e Shkodrës, e cila në bashkëpunim me prokurorinë po hetojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Burime nga policia e qytetit verior bënë me dije se në lidhje me atentatin janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 40 persona. Mësohet se mes të shoqëruarve ishte dhe anëtari i këshillit bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici, vëllai i Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në një tjetër atentat në Shkodër, të ndodhur më 10 gusht të këtij viti. Ndërkaq, gjatë marrjes në pyetje familjarët e viktimës kanë deklaruar para bluve se nuk kanë konflikte me askënd.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOLESTEROLI NË GJAK/ Përziejini këta përbërës dhe thonjini lamtumirë kësaj sëmundjeje
Previous article "VELVET ROPE"/ Rita Ora publikon këngën më të re (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja Aktualitet

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë Aktualitet

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

INCIDENT PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston Aktualitet

INCIDENT PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT