• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DITA E TOLERANCËS”/ Meta: Kombi i Nënë Terezës unikal në botë
Home
Politikë

“DITA E TOLERANCËS”/ Meta: Kombi i Nënë Terezës unikal në botë

16 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Në ditën Ndërkombëtar të Tolerancës, kreu i shteti shqiptar, Ilir Meta deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria është një model unikal në botë për tolerancë fetare.

Gjithashtu Meta theksoi faktin se Shqipëria është  një vend, i cili kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për këtë ai premtoi mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është një nder për Shqipërinë të jetë pritëse e një evenimenti me rendësi globale. Pas 100 vitesh kur shikojnë një  botë të trazuar, ndjejmë keqardhje të arrijmë paqen duke përdorur dhunën. Ky formum ku bashkon përpjekjet është në linjë e OKB duke kontribuuar në shtrirjen e paqes dhe kulturës. Shqipëria ka një meritë  në ruajtjen e tolerancës. Ne jemi një vend unikal për harmoninë fetare”, tha ai.

Në fjalën e tij, presidenti tha se Ballkani Perëndimor ka një sfidë të përbashkët dhe ky është integrimi në BE duke mbyllur plagët dhe inatet e së shkuarës.

“Komshinjtë myslimanë dhe të krishterë festojnë së bashku krishtlindjet. Sfida e përbashkët e Ballkanit është integrimi në BE, e cila na dikton se me përvojat e kaluara ne duhet të shohim drejt të ardhmes si mënyrë për të evituar të kaluarën. Shqipëria është një kontribuues për paqen dhe stabilitetin. Shqipëria nxit  dialogun  mes Kosovës dhe Serbisë. Ne inkurajojmë marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë”, shtoi Meta.

Mes tjerash, i pari i republikës vendosi theksin tek edukimi i të rinjve dhe investimin në arsim, si mjeti i duhur për të promovuar vlerat dhe paqen në botë

“E ardhmja në paqe dhe në tolerancë  se të gjitha kombet në rajon janë diku shumicë dhe pakicë. Arsimimi dhe edukimi i të rinjve tanë është thelbësor. Shtetet që kanë investuar në arsimimin e të rinjve kanë patur progres rrënjësor. Jeni të mirëpritur të përçoni një mesash tolerance nga Kombi i Nënë Terezës” shtoi Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK NDALOJ DOT SË..."/ Reperja e njohur zbulon problemet pas lindjes
Previous article TË SHËMTUARA? Bluzat që me siguri i vishni vetëm në shtëpi, janë kthyer në trendin e ri

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT