• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATET/ Artan Hoxha: Çfarë po ndodh në Shkodër dhe Vlorë. Janë “VRASËS” profesionistë…
Home
Breaking News

ATENTATET/ Artan Hoxha: Çfarë po ndodh në Shkodër dhe Vlorë. Janë “VRASËS” profesionistë…

15 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditët dhe javët e fundit janë ngarkuar me ngjarje kriminale. Shkodra, por edhe qytete të tjerë janë nën peshën e frikës nga aktet kriminale.

Pa u shuar ende jehona e vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, humbet jetën pas një atentati edhe një i afërm i tij Fatos Ferracaku.

Duket që ngjarjet nuk janë as rastësore as të pa menduara, por autorët janë anonimë.

Megjithëse policia kreu një valë arrestimesh në Shkodër, vala e krimit nuk po ndal dhe po regjistrohen viktima të tjera.

Për të folur mbi këtë situatë dhe për të bërë një pasqyrim dhe analizë të detajuar të asaj që po ndodh në terren në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar gazetari Artan Hoxha, i cili vlerëson se ekzekutorët janë vrasës profesionistë.

“Krimi ka një axhendë të vetën. Ngjarja e djeshme, e riktheu vëmendjen tek Shkodra në pamje të parë për arsye banale.

Së pari, vritet një person pa precedentë penalë, së dyti mënyra se si veprojnë ekzekutorët janë profesionistë.

Janë disa ngjarje në Shkodër që tregojnë se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë”, u shpreh ai.

Më tej Artan Hoxha u pyet edhe për situatën në qytetin bregdetar të Vlorës, ku bota e krimit duket se edhe atje po vendos kufijtë e saj.

“Në Shkodër kemi një të “mirë”, po i gjejmë kufomat.

Në Vlorë, s’po i gjejmë as trupat. Janë 16 persona të zhdukur në Vlorë në dy vitet e fundit. Nuk dimë fatin e tyre.

Pa një kufomë, nuk ka një hetim për vrasje. Hetimet për këta persona po zhvillohen për largim nga banesa”, u shpreh Artan Hoxha.

Sipas tij, grupe kriminale që kanë përplasje me njëra-tjetrën, e kanë shumicën e aktiviteteve jashtë Shqipërisë.

“Këto lloj përplasjesh mos mendoni se mbarojnë kollaj. qëllimi i tyre është zgjerimi i territorit.

Ata nuk godasin dot njëri-tjetrin, por godasin ata persona që besojnë se do u shërbejnë”, tha ai.

Përballë kësaj situate, pyetja që vjen natyrshëm edhe pse retorike është: Kush e ka radhën tani?!

E Hoxha përgjigjet: “Është një pyetje që bëhet vazhdimisht në Shqipëri, kjo sepse asnjëherë nuk u shkohet deri në fund të hetimit.

Për goditjen e grupit “Bajri”, efektivët e policisë nuk ishin nga Shkodra, por nga Tirana.

Policia lokale e ka të pamundur të luftojë ndaj krimit, qoftë edhe për shkak të korrupsionit brenda radhës së tyre”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREJ 4 VITESH/ Këngëtarja shqiptare dhe Oriola Marashi ndajnë të njëjtin të dashur (FOTO)
Previous article PLAS SHERRI/ 15-vjeçarja që u bë e famshme se rrahu nënën sulmon reperen e famshme

F.autor

Postime të ngjashme

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë Breaking News

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit Aktualitet

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT