Mediat ekuadoriane kanë zbuluar pamjet e sekuestrimit të 350 kg drogë ditën e djeshme, e cila zotërohej nga banda me në krye një shqiptar.
“Në provincën Salinas u kapën 350 kg drogë, që pas analizave rezultuan të ishin kokainë e pastër. Ngarkesa u gjet në brendësi të një jahti në plazhin e kësaj zone. Fillmisht nga policia u kapën 3 vendas ekuadorianë që prej disa ditësh luanin rolin e ruajtësve të jahtit me drogë,” bën me dije TVC.
Avokati i njërit prej rojeve, ka deklaruar se nuk e dinin se çfarë ruanin: “Ata janë djem të thjeshtë punëtorë, që thjesht po kryenin punën e tyre. Dhe nuk kanë asnjë përgjegjësi për këtë situatë”.
Droga ishte e ndarë në 18 qese të ngjashme me njëra-tjetrën. Policia kolumbiane vazhdon me hetimet për të nxjerrë detaje të tjera në lidhje me sekuestrimin. Droga do të nisej nga Santa Elena, Ekuador dhe do kalonte në Australi permes korridorit te Paqësorit.
Deri tani ka shkuar në 11 numri i të arrestuarve për trafikun ndërkombëtar të kokainës. Janë arrestuar 8 shtetas ne Ekuador dhe 3 në Greqi. Operacioni është zhvilluar mbremjen e 13 nentorit dhe oret e para te dates 14.
Operacion ndërkombëtar është realizuar në Greqi dhe Ekuador në bashkëpunim me DEA-n amerikane, nga ku kanë rënë në pranga disa shtetas.
Pas këti operacioni, policia greke ka dalë në një deklaratë për mediat, ku tha se 3 prej të arrestuarve u vunë në pranga në Greqi dhe te tjeret në Ekuador të moshës 23-63 vjeç.
Mësohet se organizata kriminale ishte e përbërë nga dy grupe, ndërsa të ardhurat e saj llogariten në mbi 11 milionë euro.
Prej të arrestuarve në Greqi, është një shqiptar i quajtur Ilia, 41 vjeç, me shtetësi shqiptare e kombësi greke. Ai dyshohet se në bashkëpunim me grekun e arrestuar një 63-vjeçar, ishin krerët e grupit kriminal dhe përgjegjës për planifikimin, organizimin, financimin dhe modifikimin e transportit detar me velierë.
Ndërkohë mësohet se në pranga ka rënë dhe vëllai i shqiptarit të quajtur Ilia, i cilësuar si kapobandoja i grupit. Policia bën me dije se ai është prangosur në Ekuador.


