• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SITA” E VETTINGUT/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ramadan Troci
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETTINGUT/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ramadan Troci

15 November, 2018 Isa.Autor Breaking News, Drejtësi

KPK ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin Ramadan Troci, të cilit i janë gjetur disa shkelje në deklarimin e pasurisë.

Ramadan-TrociNë seancën dëgjimore Relatorja Pamela Qirko deklaroi se ILDKPKI kishte sjellë raport qe deklarimet e Trocit nuk janë të sakta, ka kryer deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurine. Sipas ILDKPKI Troci ka fshehur legalizimin e nje objekti 32 metra katrore ne Paskuqan.

 

 

Kanë qenë këto shkeljet që kanë sjellë shkarkimin nga detyra të prokurorit Ramadan Troci.

SENACA DË

“KPK kreu hetim te thelluar te pasurise se prokurorit Troci. Sipas hetimit te KPK, pasurite qe iu nenshtruan hetimit administrativ jane: apartament banimi 108.7 m2 te ndodhur ne Kashar. Si burim i blerjes se kesaj pasurie jane deklaruar 2.9 mln leke kursime nga ai dhe bashkeshortja dhe kredi 2.5 mln leke. Konstatohet se ne mars 2011 ai ka porositur apartament. Ne dhjetor 2011 eshte lidhur kontrata me shoqerine per 5.4 mln leke”, ka deklaruar Qirko.

Nga verifikimi i KPK rezulton se shuma totale ka qene 45 mije euro, e ndare ne keste. Kesti i pare ishte paguar para lidhjes se kontrates 20 mije euro. Kesti i dyte eshte paguar pasi eshte lidhur kontrata, 20 mije euro. Dhe i fundit 5 mije euro eshte paguar ne perfundim te apartamentit, thuhet sipas realtores Qirko.

Sipas KPK, Troci i ka burimet e ligjshme per kursimet qe kane sherbyer si burim per blerjen e apartamentit. Ka dyshime per nje shume prej 700 mije lekesh te rinj te gruas se Trocit qe eshte deklaruar ne veting si burim per blerjen e apartamentit. Nga verifikimet rezulton se shuma ne fjale eshte transferuar tek llogaria e nenes se saj dhe nuk ka shkuar per blerjen e apartamentit. Dyshime ka edhe per blerjen e nje makine Benz, per shumen 700 mije leke gjithashtu.

Gjithashtu, subjekti ka mungese burimesh te ligjshme per kursimet e vitit 2012, kohe kur ai ka arreduar edhe apartamentin. Hetimi per objektin 32 metra katrore ne Paskuqan tregon se e ka fshehur deklarimin e objektit informal, ne nje truall te zene 450 metra katrore subjekti nuk e ka deklaruar asnjehere kete pasuri.

Babai i Trocit ka thene se objekti 32 metra katrore eshte ndertuar ne token e zene me qellim qe te legalizonin token 450 metra katrore. Sipas Qirkos, Troci ka deklaruar se jeton ne nje apartament me qira ne pazarin e ri me pronesi te shtetasit. A.Sh.

Shtetasi a.sh. e ka perfituar me klering pasi eshte aksioner i firmes ku eshte ndërtuar. Sipas nje denoncimi te nje qytetari KPK hedh dyshime per vërtetësinë e deklarimeve te Trocit. Gjithashtu mbetet e paqarte se si shtetasi A.Sh. e ka perfituar kete apartament. Ai nuk ka titull pronësie dhe apartamenti eshte me vlere 140 mije euro dhe vlera e qirase  eshte shume e ulet krahasuar me tregun, sipas kontrates.

Shtetasi A.Sh. ka deklaruar se ka investuar 30 mije euro per mobilimin e apartamentit, nderkohe qe e ka lene me qira fare te ulet te Troci. Gjithashtu Troci ka fshehur edhe perdorimin e nje automjeti te blere ne gjermani ne emer te vellait me te cilin ka dale edhe jashte vendit.  Sipas KPK edhe targa e mjetit ne fjale eshte me inicialet dhe vitin e lindjrs se prokurorit, cka ngre dyshime se mjeti eshte i tij dhe eshte fshehur. 

Sa kaq, Troci eshte shprehur se nuk eshte dakord me gjetjet e KPK per fshehjen e pasurise, ndersa ka deklaruar se nuk ka lidhje fare me objektin 32 metra katrore ne oborrin e baneses se babait te tij.

“Eshte nje kasolle pa energji pa uje qe e ka ndrrtuar im ate per te perfituar token, une s’kam pas dijeni”, eshte shprehur ai.

“Apartamenti qe jetoj me qira eshte i kunatit te shokut te ngushte. E ka bere per vajzen e vet qe eshte martuar me nje skocez dhe nuk vjen te banoje, dhe me tha bano ti vlla se eshte bosh”, eshte shprehur Troci.

Firmosi arrestimin e Fullanit dhe Gjikës, prokurori Troci në Veting. Pasuria iu rrit 28 herë për 14 vjet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i rikthehet listës prioritare të vetingut me prokurorin Ramadan Troci, i cili del sot para Vetingut. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

ramadan-troci

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i është rikthyer listës prioritare të vetingut me thirrjen në seancë dëgjimore të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci të premten. Troci është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë- institucion që pret përfundimin e tre kandidatëve të fundit për t’u ngritur.

Hetimi administrativ për Ramadan Trocin është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Pamela Qirko dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun.

Prokurori Troci e ka nisur karrierën në institucionin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në prokurorinë e Tiranës, në vitin 2014 në prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FUTU PAK MBRAPA MAMIT"/ Ermali ka një kërkesë por Joeli sapo ia prishi planin (FOTO)
Previous article LLOGARITË/ Ja skenari i "çmendur" që KUALIFIKON SHQIPËRINË në Ligën e Kombeve

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

PROTESTA E 30 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike Aktualitet

PROTESTA E 30 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

DHUNË, VJEDHJE DHE KANOSJE/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun Breaking News

DHUNË, VJEDHJE DHE KANOSJE/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT