• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI/ Ahmetaj sqaron PPP: Shërbim për qytetarët. Procedurë transparente
Home
Politikë

KUVENDI/ Ahmetaj sqaron PPP: Shërbim për qytetarët. Procedurë transparente

15 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, sqaroi edhe një herë çështjen e Partneritetit Publik Privat (PPP) pas kundërshtive që ka hasur ky proces vazhdimisht nga opozita.

Në fjalën e tij në seancën e sotme parlamentare, Ahmetaj u shpreh se PPP është shërbim ndaj qytetarit dhe se çdo procedurë është bërë transparente nga qeveria.

Ministri tha se rrugët që po ndërtohen, ku përmendi atë të Arbrit, janë dhënë me koncesion, pasi për një shërbim të tillë, sipas tij, njerëzit nuk duhet të presin edhe 20 vjet.

“Do prek një çështje që opozita e ka për qef, çështja e PPP, partneriteti publik privat. Janë të gjitha transparente në procedurë projektet. Kjo do të bëhet gjithnjë në sytë e publikut.

Dje opozita iu referua një çështje për koncesionet, që tha rëndojnë mbi qytetarët

Rruga e Arbrit, me koncesion që kushton 240 mln euro. Pse duhej të bëhej tani kjo rrugë, dhe jo pas 20 viteve. Ajo rrugë duhej të bëhej tani edhe pse buxheti nuk kishte mundësi ta bënte dhe prandaj hyn në PPP, procedurë totalisht transparente. Kjo bën të mundur  që dibranët të mos presin 20 vite për rrugën. Pyes opozitën, çfarë keni me dibranët që s’doni t’ju bëhet rruga? Se s’ju dhanë votën? S’jua dhanë se nuk e meritoni. Pse doni t’i bëni të vuajnë?

Ju s’doni as të marrin shërbim ashtu siç e marrin, falas sot. Se dikur ishte me 80 mijë lekë. Pse nuk doni që të sterilizohen pajisjet mjekësore, por të infektohen pacientët? Pse nuk doni që të bëhet check-up falas? Pse s’doni që të pastrohet Tirana? Çfarë keni me popullin e Vlorës që s’doni të bashkohet me Himarën?

Ju doni koncesionet e pullave fiskale, ato të skanimit? E dini që jemi i vetmi vend në Europë që e bën. Rrugë me koncesione bën e gjithë bota. Vendi pararojë me skanim, biznesit i kushton 22 mln euro, buxhetit i kushton 19 mln dollarë. Këta flasin për PPP. Ne kemi bërë gjithë ato rrugë, dializë, check-up, inceneratorët për plehrat. Apo doni që qytetarët të mbyten? Janë shërbime publike. Rruga e Arbrit është me PPP. Do bëhet patjetër për qytetarët,” tha Ahmetaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIMEONE DREJT RINOVIMIT/ Do të PAGUHET më shumë se KAMPIONI I BOTËS
Previous article "PËRKËDHELJA PËRPARA KOPSHTIT"/ Miriam Cani publikon foton "e ëmbël" me Amelin dhe "ne u velëm"

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT