Prej muajsh tanimë, Shkodra “kryeqyteti i veriut” është shndërruar në “kryeqytetin e vrasjeve”.
Krime të renda, ende të pazbardhura kanë krijuar panik e terror tek banorët por edhe në opinionin publik që së fundmi e ka pagëzuar me emrin “Palermo”.
Tronditja e fundit, ishte mëngjesin e sotëm ku një atentat autorët e të cilët vijojnë në kërkim, la të vdekur një 40 vjeçar dhe plagosi një tjetër.
Megjithatë, ngjarjet duket se kanë një lidhje midis tyre.
AlpeNews.al, ju risjell nëpërmjet fotove shtatë atentatet që tronditën Shkodrën.
Qëllohet për vdekje tregtari i peshkut, 40 vjeçari Fatos Ferracaku
Atentati me tritol ndaj biznesmenit Lulzim Kulla ku u plagosën 7 persona
Ekzekutohet biznesmeni 60 vjeçar me plumb në kokë, Mehdi Kavaja
Ekzekutohen me 23 plumba Boran Bërçana dhe e dashura tij, Silvana Ndoci. Shpëton fëmija 2 vjeç
Ekzekutohet teksa pinte kafe, me kallashnikov Fatbardh Lici. Lidhje me Lulzim Kullën
Konflikt pronësie, vritet Prendush Fusha nga autori 30 vjeçar
Po shëtiste me kalë, qëllohet për vdekje biznesmeni. Ngjarja ende e pazbardhur. Djali i tij i xhaxhait u qëllua sot për vdekje
Përgatiti: AlpeNews.al













