• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GRUEVSKI E KONFIRMON NË FB/ Kërkon strehim politik në HUNGARI
Home
Rajon

GRUEVSKI E KONFIRMON NË FB/ Kërkon strehim politik në HUNGARI

13 November, 2018 F.autor Rajon

Autoritetet hungareze kanë konfirmuar se ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ndodhet në Hungari, ku ka këruar strehim politik. Organe përkatëse hungareze e kanë njoftuar Ministrinë maqedonase të Punëve të Brendshsme për këtë.

Zoti Gruevski, i cili kërkohet nga autoritetet e rendit, është paraqitur më herët të martën përmes Fejsbukut, duke bërë të ditur se ndodhej në Hungari ku po kërkon strehim politik.

“Në disa ditë të fundit mora kërcënime të shumta me jetë. Tash jam në Budapestë dhe kam kërkuar strehim politik nga autoritetet hungareze. Gjithmonë do të mbetem besnik ndaj kauzës për Maqedoninë. Asnjëherë nuk do të tërhiqem”, shkruhet në statusin e Fejsbukut të Nikolla Gruevskit. Ish-kryeministri maqedonas kishte raporte shumë të mira me kryeministrin hungarez Victor Orban deri sa ishte në krye të qeverisë në Shkup, por edhe më pas.

Ministria e jashtme në Shkup e ka thirrur ambasadorin hungarez në Maqedoni, i cili po ashtu ka konfirmuar ndodhjen e zotit Gruevski në Hungari.

Organet e rendit në Shkup thonë se ish-kryeministri nuk është larguar nga vendi përmes vend-kalimeve zyrtare kufitare. Atij i është konfiskuar pasaporta prej para më tepër se një viti, që kur filluan proceset gjyqësore kundër tij.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërkaq duke iu shmangur përgegësisë, ka fajësuar gjykatën penale “që nuk i caktoi Gruevskit masën e paraburgimit, duke ditur se ai mund të arratisej”. Organet maqedonase të rendit thonë se policia nuk mund të ndjek pa autorizim gjyqësor asnjë person.

Ndërsa, gjykata ka njoftuar se nuk ishte kërkuar masë paraburgimi për të akuzuarin Nikolla Gruevski.

Policia ka kontrolluar mbrëmë banesën e zotit Gruevski në Shkup dhe ka ndaluar shumë makina që dilnin nga një garazhë pranë selisë së VMRO-DPMNE-së për të kontrolluar nëse ai fshihej brenda tyre. Autoritetet e rendit prisnin të marrin urdhërin nga gjykatat për ta kontrolluar edhe selinë e partisë më të madhe opozitare të njohur si “Pallati i bardhë”.

Zoti Gruevski, i cili aktualisht është deputet në parlament, nuk është parë që nga e enjtja e kaluar në mbrëmje pasi truprojat e angazhuara nga Ministria e rendit e kishin shoqëruar deri para shtëpisë, pas një procesi gjyqësor që zhvillohej kundër tij. Ministria e Punëve të brendshme të hënën shpalli fletarrest për të dhe ai është në kërkim, megjithëse ende jo ndërkombëtar. Madje njoftimi është shpallur edhe në faqen zyrtare të ministrisë.

Nikolla Gruevski duhet ta vuajë dënimin prej dy vjetësh burg për shkaktë ushtrimit të ndikimit për blerjen përmes një tenderi të jashtligjshëm të një makine Mercedes të blinduar me një shumë prej rreth 600 mjë eurosh, para të buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga ana tjetër, kundër tij zhvillohen edhe katër procese paralele gjyqësore nën akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, veprime të jashtëligjshme dhe vepra penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË KAVAJË/ Dëshmitë: Shoferi me ML me shpejtësi të lartë i preu këmbën dhe iku (VIDEO)
Previous article TMERRI SERB/ SHAQIRI flet për herë të parë për mungesën në Beograd. Ja deklarata BEFASUSE

F.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT