• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E BUJSHME/ Pilotët raportojnë prani UFO-sh pranë bregut të Irlandës
Home
Mister

E BUJSHME/ Pilotët raportojnë prani UFO-sh pranë bregut të Irlandës

13 November, 2018 Isa.Autor Mister

Autoriteti Irlandez i Aviacionit është duke i hetuar raportimet për disa drita të bardha dhe UFO, që u panë disa kilometra larg bregdetit jug-perëndimor të Irlandës. E tëra filloi kur të premten e kaluar, një pilote e kompanisë “British Airways” e kontaktoi qendrën e kontrollit të aviacionit në Shannon, rreth orës 6:47 të mëngjesit.

Ajo pyeti se a kishte ushtrime ushtarake në atë zonë sepse po shihte diçka që po lëvizte shumë shpejt. Kontrolluesi i trafikut ajror i raportoi se nuk ka ushtrime në atë zonë. Përderisa aeroplani po fluturonte nga qyteti kanadez, Montreal, drej aeroportit “Heathrow”, pilotja tha se pa një dritë që rrezatonte shumë dhe se objekti kishte kaluar kah ana e majtë e aeroplanit, para se të drejtohej shpejt kah veriu.

Ajo po mundohej ta kuptonte se çfarë ishe ai objekt, por tha se nuk kishte rrezik për përplasje. Një pilot tjetër kishte hyrë në kabinën e pilotëve dhe kishte thënë se objekti mund të jetë ndonjë meteor apo ndonjë objekt tjetër që po kthehet në atmosferën e Tokës. Ai tha se kishte disa objekte të tilla dhe të gjitha po e ndiqnin trajektoren e njëjtë. Një nga pilotët tha se shpejtësia e objekteve ishte shumë e madh, saqë mund të krahasohej me shpejtësinë e zërit, siç raporton BBC-ja.

“Pas raportimeve të datës 9 nëntor nga një aeroplan për aktivitet të pazakontë ajror, ne e kemi nisur një hetim. Ky hetim do të zhvillohet në bazë të procesit normal të hetimit të dukurive”, deklaroi Autoriteti Irlandez i Aviacionit. Në anën tjetër, një zëdhënës i aeroportit të Shannonit tha se nuk do të ishte me vend që të japin ndonjë koment, përdersia nuk përfundojnë hetimet e Autoritetit Irlandez të Aviacionit, shkruan “BBC”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Toka është e sheshtë"/ NASA po fsheh qëllimisht Zotin’! Çfarë po thonë këta shkencëtarë?
Previous article DORËHEQJA E XHAFAJ/ Rama: Iku vetë me dëshirë, të tjerat broçkulla kazani

Isa.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT