• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LISTA/ Bojkoti i Kuvendit, iu mbahet rroga deputetëve të opozitës
Home
Politikë

LISTA/ Bojkoti i Kuvendit, iu mbahet rroga deputetëve të opozitës

12 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Opozita që prej publikimit të audios që implikonte vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në trafiqe të paligjshme, nuk ka bërë më një jetë parlamentare të rregullt. Në shenjë proteste për gjendjen e krimit dhe në disa raste për votimin e ligjeve të ndryshme, siç ishte edhe ai për rindërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ajo ka braktisur shpeshherë parlamentin deri në bojkotimin e tij të plotë. Por pavarësisht se bëhet fjalë për vendime politike, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka vendosur që të zbatojë rigorozisht rregulloren dhe ligjin edhe sa i përket pagesës së deputetëve opozitarë. Kështu të gjithë deputetët e opozitës po përballen në këto kohë me mbajtjen e pagës për sa kohë që nuk frekuentojnë jetën parlamentare.

Vetë institucioni i Kuvendit ka publikuar në faqen e tij në internet të dhënat mbi listëpagesat e deputetëve gjatë muajit korrik, pagesa që merren gjatë muajit gusht. Sipas këtij dokumenti zyrtar të gjithë deputetët opozitarë kanë pasur penalitete që shkojnë deri në gjysmën e pagës. Kjo në varësi të mungesave që ka marrë secili prej tyre në mbledhjet e seancave plenare dhe në mbledhjet e komisioneve të përhershme dhe të posaçme. Listën e deputetëve të pakicës parlamentare që kanë bërë më shumë mungesa e kryeson Lefter Koka me 11 mospjesëmarrje në seanca plenare dhe në mbledhjen e komisionit ku bën pjesë. Për rrjedhojë atij i është mbajtur më shumë se gjysma e pagës që përfiton si deputet ose thënë me shifra konkrete 58,531 lekë të rinj. Lista pasohet nga deputeti tjetër i LSI-së, Agron Çela me 10 mungesa dhe të cilit i janë mbajtur nga paga 53.210 lekë të rinj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DAFINA ZEQIRI "DJEG" INSTAGRAMIN/ Këngëtarja shfaqet me makinën luksoze mijëra euroshe (FOTO)
Previous article "HEQJA E SHQIPONJËS"/ Rama ironizon Berishën dhe Bashën: Kadriu ati,biri dhe shpirti katran, e paskan marrë në mbrojtje nga...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi... Politikë

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT