• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË PARIS/ Gjuriç pret që Merkel në takim me Vuçiçin ta zbutë qëndrimin në lidhje me Kosovën
Home
Rajon

VIZITA NË PARIS/ Gjuriç pret që Merkel në takim me Vuçiçin ta zbutë qëndrimin në lidhje me Kosovën

11 November, 2018 Isa.Autor Rajon

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, shpreson se takimi i sotëm i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me kancelaren gjermane Angela Merkel në Paris për të jetë i rëndësishëm për Serbinë pavarësisht nga dallimet që ekzistojnë në lidhje me Kosovën.

Gjuriq, në televizionin shtetëror serb, ka thënë se pret nga kancelarja gjermane qëndrime që nuk e mbështesin vendimin e Kosovës për futjen e taksës shtesë për mallrat serbe, përcjell Telegrafi.

Siç tha ai, nuk ka dyshim se raporti personal i respektit dhe besimit të ndërsjellë që ekziston në mes kancelares Merkel dhe Vuçiçit ofron një mundësi të rëndësishme që Serbia të paraqesë pikëpamjet e veta.

“Unë pres që nga ana gjermane të vijnë zëra  që nuk e mbështesin mënyrën se si Prishtina ka nxjerr një vendim të njëanshëm për të vendosur një taksë shtesë për të gjitha mallrat që shkojnë nga Serbia. Unë pres një bisedë serioze dhe të rëndësishme për të ardhmen”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, “është e rëndësishme të kuptohet se çfarë ka bërë Prishtina duke shkelur të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që zbatohen në rajon, e të cilat kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit”.

Mirëpo, pavarësisht asaj që thotë Gjuriq, pala kosovare vazhdimisht e thotë të kundërtën, duke akuzuar Serbinë se po shkel të gjitha marrëveshje në raport me Kosovën.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, do të takohet sot në Paris me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ndërsa, mediat serbe kanë raportuar se temë kryesore e diskutimit do të jetë edhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Takimi i tyre pritet të mbahet para fillimit të ceremonisë zyrtare që shënon 100-vjetorin e armëpushimit, që dërgoi në përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ A duhet të jemi kaq nacionalistë?!
Previous article DISKUTIMI/ Eurodeputeti gjerman: Qytetarëve të Kosovës t’u jepet liberalizimi i vizave

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT