• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Horoskopi, e diel 11 nëntor: Jeni vetëm? Do të takoni dikë të veçantë në një…
Home
Gossip

Horoskopi, e diel 11 nëntor: Jeni vetëm? Do të takoni dikë të veçantë në një…

11 November, 2018 F.autor Gossip, Lifestyle

Dashi

Sa më fleksibël të jeni aq më mirë është. Mësoni si nga dikush që mund të jetë shumë më i ri, edhe nga ai që mund të jetë shumë më i vjetër. Marrja e një perspektive nga një tjetër brez do të shkaktojë një zbulim të fuqishëm. Ju mund të arrini diçka shumë fitimprurëse. Me durim dhe këmbëngulje, me këtë ide biznesi, do të jeni në gjendje ta lini punën tuaj të përditshme. Një mendje e hapur do t`ju lejojë të udhëtoni ose të studioni lirisht.

Demi

Keni një nevojë urgjente për të marrë një risk. Ju jeni shumë praktik. Pikërisht kjo ju ka ndaluar të përfitoni nga mundësitë e arta. Nëse doni të arrini maksimumin e potencialit, atëherë duhet të provoni diçka të re, duhet të eksploroni një territor të panjohur. Asnjëherë nuk mund ta dini se çfarë mund të arrini nëse nuk e provon. Edhe nëse përjeton humbje dhe refuzime, fiton diçka. Fiton përvojën.

Binjakët

Sa më shumë ta ndryshoni rrethin tuaj shoqëror, aq më të lumtur do jeni. Një person si ju, e zgjedh me kujdes të madh partnerin romantik. Në vend që të shmangni angazhimin, kërkoni një marrëdhënie me dikë që nuk është i kërcënuar nga miqësia juaj. Nëse je në një lidhje, shkëputuni për një udhëtim të largët me miqtë.

Gaforrja

Mënyra më e mirë për të arritur sukses dhe për të bërë karrierë, është të qenurit inovativ. Ju funksiononi më mirë kur i bindeni instikteve tuaja. Disa njerëz do të tundin kokën me mosbesim kur të shikojnë se sa liri i jepni stafit tuaj. Ajo që ata s`kuptojë është se besimi juaj vlen dhjetëfish. Ata që punojnë për ju e vlerësojnë mënyrën se si i trajtoni njerëzit me përgjegjësi. Si rezultat ata janë më të prirur të bëjnë detyrën.

Luani

Nëse keni për të bërë një udhëtim, shkoni diku ku nuk ka shumë njerëz. Do të përballeni me një kulturë që është shumë ndryshe nga e juaja. Do të pushoni dhe do të shijoni bukuritë e natyrës. Jeni vetëm? Do të takoni dikë të veçantë në një festë. Mund të keni një diferencë moshe të konsiderueshme, por mos e lejoni këtë gjë t`ju largojë. Mos e humbisni rastin e përjetimit të një romance pasionante që s`do ta harroni kurrë.

Virgjëresha

Disa para do të vijnë papritur në duart tuaja. Me këtë rast përdorini për të bërë disa rregullime në shtëpi. Mund të përmirësoni kuzhinën ose tualetin. Nëse nuk keni ende shtëpinë tuaj, mbase është koha për ta blerë një. Do mundeni të gjeni një vendbanim të bukur. Një banesë pranë një zone të këndshme e shumë restorantesh do t`ju bënte të ndiheshit si të ishit gjithmonë me pushime.

Peshorja

Një marrëveshje e pazakontë mes jush dhe një biznesi ose partnerit romantik, do të jetë në avantazhin tuaj. Nëse marrëveshja i plotëson nevojat tuaja, kjo është ajo që ka rëndësi. Ju jeni të bekuar nga një intelekt i mprehtë. Vendosja e tij në punë do t`ju japë një shkëlqim tërheqës. Do të arrini disa gjëra në aspektin profesional që as nuk i kishit menduar.

Akrepi

Nuk ka qenë kurrë koha më e mirë për të përmirësuar pajisjet tuaja. Blerja e një kompjuteri të ri, smartphone, do t`ju kursente para në terma afatgjatë. Sekreti për të bërë blerje të mira është bërja e disa kërkimeve. Duke ditur nevojat tuaja, do merrni gjënë e duhur dhe do kurseni para. Bëjeni një vesh të shurdhër ndaj fjalëve të shitësit simpatik. Axhenda juaj s`ka lidhje me të tijën.

Shigjetari

Një projekt krijues dhe i pazakontë do t`ju sjellë famë dhe brohoritje të mëdha. Ju përshtateni më së miri me njerëzit që duan diçka të freskët, emocionuese dhe provokuese. Keni qenë gjithmonë skeptik ndaj njerëzve që trashëgojnë pushtetin. Merrni këtë mundësi për t`i demaskuar hipokrizitë e tyre. Shumë të tjerë ndajnë të njëjtin mendim me juve, por s`kanë guximin për të folur. Bëhuni zëri i tyre.

Bricjapi

Do të keni punime në shtëpi. Duhet të përmirësoni sistemet hidraulike dhe elektrike. Fshihni ato telat e kabujt nëpër këmbë. Gjeni një teknik të mirë. Krijoni në shtëpi një atmosferë të qetë dhe të rehatshme. Shtimi i paneleve diellore do t`ju kursente energji dhe para. Konsiderojeni si mundësi.

Ujori

Puna me një grup ekspertësh do të jetë konstruktive. Në vend që të jepni pak e të bëni minimumin, ju do të jepni më të mirën dhe do arrini rezultate të jashtëzakonshme. Dikush me më shumë përvojë do t`ju mësojë metodat e vjetra. Do t`ju marrë pak kohë, por do të jetë mbresëlënës mësimi i këtyre teknikave. Përqëndrohuni në krijimin e veprave unike.

Peshqit

Situata juaj financiare do të stabilizohet. Pranimi i një pune të rëndësishme do t`ju marrë kohën tuaj të lirë. Duhet të punoni me orë të gjata. Do të fitoni kënaqësi nga orët e qëndrimit më tepër në punë, jo vetëm se do bëni gjëra të bukura, por edhe sepse do të fitoni më shumë para. Çdo sakrificë që bëni tani do t`ju vlejë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË SHIJAK/ Helmon veten me ilaçe, 26-vjeçarja. Dyshohet se...
Previous article MOTI/ E diel, 11 nëntor: Plane për fundjavën? Mendohuni sërish! Orët në vijim sjellin... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PËRGATITJET KANË NISUR"/ Mozzik ndan me ndjekësit 'dilemat' për djalin që do të vijë në jetë Gossip

"PËRGATITJET KANË NISUR"/ Mozzik ndan me ndjekësit 'dilemat' për djalin që do të vijë në jetë

"KATASTROFË TË KESH BURRË KËNGËTAR"/ Sara Gjordeni ankohet për martesën me Bardhin Gossip

"KATASTROFË TË KESH BURRË KËNGËTAR"/ Sara Gjordeni ankohet për martesën me Bardhin

"ISHIM MBLEDHUR FAMILJARISHT..."/ Selin Bollati zbulon dhuratën luksoze nga DJ Gimbo Gossip

"ISHIM MBLEDHUR FAMILJARISHT..."/ Selin Bollati zbulon dhuratën luksoze nga DJ Gimbo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT