• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERRI PËR POLITIKË/ Vrau në lokal zyrtarin e bashkisë, flet autori: U grindëm dhe pastaj…
Home
Breaking News

SHERRI PËR POLITIKË/ Vrau në lokal zyrtarin e bashkisë, flet autori: U grindëm dhe pastaj…

10 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te reja pas ngjarjes së rëndë, ku Kryetari i Njësisë Administrative Kotë në Bashkinë e Selenicës u vra dje me armë zjarri në lokalin e këtij fshati.

Fatmir Hodaj, Kreu i Njësisë Administrative Kotë
Fatmir Hodaj, Kreu i Njësisë Administrative Kotë

Fatmir Hodo, 64 vjeç, gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u qëllua me çifte nga 44- vjeçari Admir Delaj. Ata ishin nga i njëjti fshat, Gumenicë, por viktima mësohet se jetonte në qytetin e Vlorës.

Ngjarja e rëndë, sipas Policisë, ndodhi në një lokal të fshatit Kotë, rreth orës 14:55. Policia bëri të ditur se nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte krimi. Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se edhe para tri ditësh, viktima dhe autori kanë konsumuar kafe së bashku dhe mes tyre nuk ka pasur asnjë debat.

Edhe dje ata janë ulur në të njëjtën tavolinë, por pasi kanë konsumuar alkool, kanë nisur të debatojnë, kryesisht për politikë. Viktima, si zyrtar i Njësisë që varet nga Bashkia Selenicë, ishte me bindje të djathta. Ndërsa autori, sipas dëshmitarëve në vend, njihej si militant i PS-së.

“Në fillim biseda dukej normale, por më pas pati tone të larta mes tyre. Nisën të debatonin për politikë, njëri për PD-në e tjetri për PS-në dhe më pas gjithçka degjeneroi në fyerje. Admiri doli jashtë dhe pas pak u kthye me armën në dorë që e kishte pasur në makinë. Ai qëlloi drejt Fatmir Hodos duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas u largua me shpejtësi me mjetin e tij”, u shprehën dëshmitarë në vend.

Fatmir Hodaj, Kreu i Njësisë Administrative Kotë
Fatmir Hodaj, Kreu i Njësisë Administrative Kotë

Policia bëri të ditur dje se ngjarja ka pasur motiv një debat banal, por nuk përjashtoi as pista të tjera që kanë të bëjnë me detyrën e 64-vjeçarit apo ndonjë problematikë pronash mes dy familjeve (ndonëse nuk ka asnjë indicie për diçka të tillë pasi familjet nuk kanë prona në kufi me njëra-tjetrën).

“Policia e Vlorës dhe e Selenicës, me të marrë njoftim për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë identifikuar autorin shtetasin Admir Delaj, i cili, pas vrasjes, ishte larguar me automjetin e tij. Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit ku pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej”, bëri të ditur Policia. Mësohet se në momentin e ndalimit, ai e ka pranuar krimin.

“E vrava se u grindëm”, është shprehur autori. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin, me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes, fuoristradë “Benz ML”. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte”, e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ibrahimi: Vendi i parë ka presion, por nuk merremi me deklaratat e rivalëve. Pësojmë gola sepse…
Previous article HARROJENI RONALDON/ DYBALA ia thotë presidentit: Transfero këtë SUPER LOJTAR (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT