Dy sirianë janë kapur këtë të shtunë në pikën të kalimit kufitar të Kapshticës. Sirianët janë kapur në kufirin e gjelbër në gjendje të rënduar shëndetësore.
Mësohet se atyre u është dhënë fillimisht ndihma në spitalin e Bilishtit e më pas janë dërguar në drejtorinë e kufirit për të dhënë deklarimet, përsa i takon tentativave të tyre për të hyrë në territorin shqiptar. Pas kryerjes se procedurave përkatëse, sirianët pritet të kthehen në vendin e tyre.


