Deputet i PD-së, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ky i fundit e kaloi në akuza personale një ditë më parë, teksa tha se Bylykashin “nuk e voton as moma vet në Durrës”.
Ai e ka ironizuar me epitetet “supermeni” dhe “duart prej akulloreje”, teksa i ka kujtuar Dakos se durrësakët do i sjellin cigare në burg.
Madje deputeti i PD-së i ka sugjeruar që të përgatisë fitoren e PS-së në burg.
“Por ky nuk kupton dicka, qe është ky fiksimi i tij per te dale si Njeriu Merimange qe kacavirret dere me dere per te blere vota e per tu mburrur me rezultatin sa me te thelle, qe po e con me hap te sigurt drejt burgut. Aty ne burg mund te perpiqet ta nxjerre PS edhe fituese me 100%.
Po ku e lene te kuptoje realitetin ku eshte zhytur ata “profesoret” e injorances qe i rrine rrotull e i thone sa i zgjuar e i zoti është, paçka se nuk ka durrsak qe nuk po i plas buza me kete katrahure qe ka katandisur qytetin. Ne fakt nuk behesh dot urbanist kur ngel ne shkolle.
Nuk ka nevoje askush te sforcohet e ta coje ne burg, sepse po shkon vete. Dosjen Nr. 339 e ka plot. E ka rrugën te lire, nuk e ndihmon dot njeri per ta mbajtur jashte, madje dhe shulin e qelise do e mbylle vete mesa duket. Dhe me pas do t’ia hedhin celsat jashte.
Pikerisht aty ne fakt, kur te sjellin cigaret do kuptosh sa te duan durrsaket”, shkruan Bylykbashi.


