Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel ku paraditen e sotme është takuar me shefen e politikës së jashtëme në BE.
“Është kënaqësi që vij dhe iu takoj, presim një rezultat pozitiv dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Vijmë me më shumë rezultate, do të kemi edhe më shumë muajt e ardhshëm” deklaroi Rama gjatë takimit me Mogerinin në Bruksel.
Mogherini në një koment të shkurtër para mediave theksoi se ishte e lumtur që po diskutonte me kryeministrin Rama për integrimin e Shqipërisë drejt strukturave të Bashkimit Europian.
“Jam e lumtur që të diskutoj me zotin Rama për integrimin”, tha Mogherini. Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare pohoi se ishte krenar që shkonte në Bruksel me shumë rezultate sa i takon plotësimit të kushteve për integrimit të vendit drejt BE, në mënyrë që të çelen sa më shpejt negociatat.
/AlpeNews.al


