• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDHJA E QEVERISË SERBE/ Bërnabiç letër shteteve të botës: Prishtina po rrezikon rajonin
Home
Rajon

MBLEDHJA E QEVERISË SERBE/ Bërnabiç letër shteteve të botës: Prishtina po rrezikon rajonin

9 November, 2018 F.autor Rajon

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç kërkoi në mbledhjen e Qeverisë që sa më shpejt të përgatitet teksti i një letre të cilën ajo planifikon t’ua dërgojë gjithë homologëve të saj në botë, përmes së cilës do t’i paralajmërojë ata për rrezikimin e paqes dhe stabilitetit në rajon nga ana e Prishtinës.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Serbisë, letra e kryeministres serbe do të nxjerrë në pah “vendimet dhe sjelljet e institucioneve në Prishtinë, të cilat shkelin të gjitha marrëveshjet e arritura, iniciativat rajonale dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat vetë i kanë miratuar përfshirë edhe Kushtetutën e Kosovës” .

Me këtë letër Qeveria serbe thotë se do të “tërheqë vëmendjen dhe individualisht t’i paralajmërojë vendet për kërcënimin e paqes dhe stabilitetit rajonal nga ana e Prishtinës si dhe shembjen e qëllimshme të atmosferës së dialogut në një kohë kur Serbia po bën përpjekje maksimale për ta intensifikuar atë me qëllim të paqes afatgjate në këtë pjesë të Evropës”.

“Kryeministrja Bërnabiq ka theksuar nevojën e komunikimit me gjithë partnerët në botë në mënyrë që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës në të cilën Serbia zhvillon dialogun” thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë.

Përndryshe të enjten mbrëma presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç do të vazhdojnë dialogun mes këtyre dy vendeve në Bruksel.

Para nisjes së takimit Thaçi ka thënë se arritja e një marrëveshjeje me Serbinë do të jetë shumë e vështirë, mirëpo sipas tij, do të bëhen përpjekje që në fund procesi të përmbyllet me një marrëveshje që do t’u hapë perspektivën të dy vendeve për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GATI ME NJË PROJEKT TË RI/ Këngëtarja e njohur ofendon rëndë muzikën shqiptare (FOTO)
Previous article VARRIMI I KATSIFAS/ Lihen të lirë 12 të ndaluarit në Gjirokastër, mes tyre edhe EKSTREMISTI Babis Karathanos

F.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT