• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKS NË KËMBIM TË DROGËS/ Goditet grupi i “SKIFTERAVE” shqiptar i kokainës
Home
Breaking News

SEKS NË KËMBIM TË DROGËS/ Goditet grupi i “SKIFTERAVE” shqiptar i kokainës

8 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Këtë mëngjes, karabinierët e Bracciano-s në Itali kanë ekzekutuar 5 masa arresti të firmosur nga gjykatësi i Tivoli-t për tre shqiptarë dhe dy italianë, të cilët akuzohen për shpërndarje kokaine në bashkëpunim në komunën Campagnano di Roma.

4091469_1337_bracc1

Siç raportojnë mediat italiane, ndaj dy shqiptarëve është firmosur nga gjykata masa e sigurimit personal arrestit me burg, ndërsa ndaj italianëve, arrest në shtëpi.

Të tre shqiptarët raportohet se menaxhonin një tregti të lulëzuar të drogës në “Piazza Cesare Leonelli”, me mbi 300 konsumatorë të rregullt. Në disa raste, hetuesit zbuluan se për shitjen e kokainës, nuk merreshin para në këmbim, por favore seksuale.

Si bazë, grupi përdorte një bar, me bashkëpunim e një prej pronarëve të aktivitetit tregtar. Pikërisht ky pronar i barit, përveç vendosjes në dispozicion të lokalit, së bashku me një tjetër shtetas italian, i ndihmonte shpërndarësit duke i siguruar blerës së rinj.

Shitja e drogës me doza të vogla zhvillohej pa ndërprerje gjatë 24 orëve, me një shitje mesatare ditore prej rreth 50 doza kokainë dhe të ardhur ditore prej rreth 1,800 €.

Për blerjen e kokainës, klientët kontaktonin shpërndarësit përmes celularit, ose fizikisht në lokal. Shkëmbimi zakonisht bëhej në ambientet e lokalit, parkingun e komunës, apo një nga rrugicat aty pranë.

Hetimet, të kryera përmes metodave speciale, i lejuan hetuesve të përcaktonin rolin e secilit në grup. Në veçanti, pozita e një prej të dyshuarve është rënduar, pasi nga hetimet, ka rezultuar se, ai i ka shitur drogë një gruaje, në këmbim të favoreve seksuale.

Nga raportimi i mediave lokale, nuk bëhen me dije detaje rreth gjeneraliteteve të personave të vënë në pranga. Detaje të reja priten orët në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBJA E MBRËMSHME/ Chiellini: Nëse duam finalen, duhet të mësojmë nga ky gabim që bëmë
Previous article "NJERËZIT E BARDHË TA SHPIFIN"/ Këngëtarja e famshme trondit me deklaratën raciste

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

61 DITË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë Aktualitet

61 DITË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT