• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zhdukja e dosjeve/ Zbardhet dëshmia e prokurores: Kanë materiale sekrete, hynë në zyrë…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Zhdukja e dosjeve/ Zbardhet dëshmia e prokurores: Kanë materiale sekrete, hynë në zyrë…

5 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

“Dosje të rëndësishme me materiale sekrete dhe delikate”. Kështu i ka cilësuar tri dosjet “e zhdukura” nga zyra e saj prokurorja e Task-Forcës kundër korrupsionit në Prokurorinë e Elbasanit, Armanda Xhaferri, gjatë denoncimit të saj në Policinë e këtij qarku.

Ajo iu drejtua Policisë me argumentin se mban përgjegjësi për zhdukjen e këtyre dosjeve, pasi ato përmbajnë materiale sekrete.

“Kjo mënyrë veprimi që kanë hyrë në zyrën time, pa praninë time, pa dijeninë time dhe kanë marrë dosjet penale që unë kam pasur në ndjekje penale, nuk është normale. Theksoj se unë si prokurore kam përgjegjësi për materialet e administruara në fashikullin hetimor të çdo dosjeje dhe për më tepër, kur bëhet fjalë për dosje të rëndësishme dhe me materiale sekrete e delikate”, është shprehur prokurorja Xhaferri.

Sipas të dhënave nga burimet e Policisë, 32-vjeçarja nuk ka dhënë detaje për çështjet në hetim dhe është mjaftuar duke thënë se janë zhdukur procedimi penal Nr. 1531 e vitit 2015, rreth 13 volume dhe procedimet me numër 740 e 790 të vitit 2016. E kontaktuar nga “Panorama”, prokurorja Armanda Xhaferri mohoi të komentonte më tej këtë çështje, duke u shprehur se nuk mund të jepte të dhëna për dosje që janë në hetim.

“Dosjet përbëjnë sekret hetimor dhe ne prokurorët e kemi të ndaluar me ligj të bëjmë deklarata për mediat në lidhje me çështjen”, u shpreh dje prokurorja Xhaferri.

Ndërkaq, kallëzimi i saj në polici nxori në pah se Prokuroria e Elbasanit është përfshirë në një konflikt të brendshëm dhe se kjo tashmë mori përmasë pasi vetë prokurorja iu drejtua Policisë.

Ndërkaq, nuk dihet pse prokurorja i është drejtuar Policisë së Elbasanit dhe jo Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me çështjen në fjalë. Konflikti ka nisur pas vendimit të drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina, për largimin nga Task-Forca të saj dhe transferimin në një seksion tjetër, me argumentin se nuk kishte kryer asnjë veprim hetimor në këto dosje. Refuzimi i saj ka çuar në përplasjen e tyre dhe dosjet janë tërhequr fizikisht nga zyra e prokurores Xhaferri për në zyrat e prokurorëve që kanë marrë në dorëzim tri çështjet në fjalë.

Nga ana tjetër, edhe institucioni i Prokurorisë së Elbasanit ka mohuar faktin që të ketë humbje të dosjeve, duke theksuar se gjithçka është e pasqyruar me procesverbal. Por Prokuroria e Elbasanit, përveç përplasjes me prokuroren Xhaferri, ka shprehur rezerva edhe për Policinë e Elbasanit, pasi kjo e fundit ia ka referuar çështjen Prokurorisë së Tiranë.

Sipas Prokurorisë, duke iu referuar materialit të Policisë, kjo e fundit nuk ka asnjë kompetencë për të shpallur moskompetencën e një çështjeje dhe t’ia kalojë atë Prokurorisë së Tiranës, siç ka vepruar për rastin në fjalë, pasi një kompetencë të tillë e ka vetë Prokuroria dhe Gjykata.

Por Policia thotë se ia ka referuar çështjen Prokurorisë së Tiranës, sepse në të ishte përfshirë vetë Prokuroria e Elbasanit dhe rrjedhimisht ajo nuk mund të hetonte një denoncim të bërë për institucionin e saj. Çështja është në hetim nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERMBYTJET/ FATURA e dëmeve: Rreth 10 milionë €, shteti merr përsipër pagesën
Previous article Hapet bordelloja e parë, prostitutat zëvendësohen nga kukullat e seksit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT