• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
META TEK ARBËRESHËT NË ITALI/ Mbajtën gjallë identitetin kombëtar
Home
Shqipëri

META TEK ARBËRESHËT NË ITALI/ Mbajtën gjallë identitetin kombëtar

7 November, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella vizitoi Kolegjin “Shën Adrianit” në Shën Mitër Korona, ku u pritën dhe u takuan me studentë, pedagogë dhe drejtues vendorë e fetarë të bashkësive arbëreshe.

Të dy krerët e shteteve, pas ceremonisë solemne, zhvilluan një takim kokë më kokë, ku biseduan për lidhjet e vjetra historike dhe të miqësisë, mbi partneritetin strategjik si dhe thellimin e bashkëunimit të gjithanshëm mes dy vendeve dhe popujve tanë, dhe më pas iu drejtuan të pranishmëve në sallën e teatrit të Kolegjit.

Në fjalën e tij, Presidenti Meta, me të tjerash theksoi se Shën Mitër Korona dhe Kolegji i “Shën Adrianit” është djepi i arsimit dhe kulturës arbëreshë, ku ka dhënë mësim De Rada, dhe njëri prej studentëve ka qenë Luigj Gurakuqi, figura frymëzues dhe kontribuuese të Rilindjes sonë Komëbtare dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Edhe pse larg mëmëdheut të tyre, komuniteti arbëresh krijoi dhe mbajti gjallë identitetin e vet kombëtar, i cili edhe sot pas 550 vitesh ruan me dashuri e fanatizëm gjuhën, kostumet, ritet, traditat dhe besimin. Ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar të arbëreshëve është një simbiozë unikale me integrimin e plotë të tyre me kulturën dhe shoqërinë italiane.” – vuri në duke Presidenti Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  • Previous
  • Next

“Ne u jemi mirënjohës pafundësisht arbëreshëve për kontributin e çmuar që kanë dhënë për kombin tonë: përjetësimin e figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut ndër shekuj. Skënderbeu na bashkon të gjithëve ne shqiptarëve kudo në botë! Prandaj ne u jemi mirënjohës motrave dhe vëllezërve tanë arbëreshë që e ruajtën këtë figurë të lavdishme dhe bëmat e tij.

Komuniteti arbëresh mbetet sot ruajtësi i vetëm i gjuhës që Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij patën folur gjashtëqind vjet më parë. Ky është një thesar i madh për kombin tonë, për Italinë dhe trashëgiminë botërore. Është në interesin e dy popujve dhe vendeve tona të promovojmë këtë komunitet të vjetër e me vlera unikale si pjesë e pandashme e trashëgimisë historike shqiptare, italiane dhe europiane.” – u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

Presidenti i Republikës vlerësoi Kolegjin “Shën Adrianit” me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e çmuar akademike, për promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës arbëreshe, duke u kthyer në një vatër të rëndësishme të ruajtjes së trashëgimisë, të edukimit e formimit të të rinjve arbëresh.

Me mirënjohje për kontributin e veçantë në forcimin e lidhjeve, veçanërisht kulturore, midis Shqipërisë dhe Italisë”.

Presidenti Meta dhe Presidenti italian Mattarella përuruan pllakatën kushtuar Heroit tonë Kombëtar, në të cilën janë gdhendur fjalët: “në 550-vjetorin e përkujtimit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAIKKONEN REAGON PËR SITUATËN NË F 1/ Dënime më të ashpra për pilotët që shkaktojnë aksidente
Previous article PROVOKUESE NGA SHTRATI/ Flaka tregon simpatinë për reperin e famshëm (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT