• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Diplomati austriak: Vendet e Ballkanit duhet të përballen me të kaluarën
Home
Rajon

Diplomati austriak: Vendet e Ballkanit duhet të përballen me të kaluarën

5 December, 2017 Redaktor2 Rajon

Pas përfundimit të Tribunalit të Hagës e kanë radhën vendet e Ballkanit që të përballen me të kaluarën, mendon Wolfgang Petritsch.

“Jam i shokuar për vetëvrasjen e Slobodan Praljakut dhe gabimet në masat e sigurisë janë të pafalshme” – thotë për DW-në Wolfgang Petritsch ish-përfaqësues i lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën. Por sipas tij megjithë këtë Gjykata e Hagës ka bërë një punë të mirë për zbardhjen e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi. Tani duhet që në rajon të nisë pajtimi dhe nismën për këtë duhet ta marrin njerëzit dhe politika, thekson politikani socialdemokrat austriak.

Sipas Wolfgang Petritsch pas përfundimit të punës së gjykatës ndërkombëtare duhet që në nivel nacional të forcohet ligji dhe gjykatat. Detyra e tyre dihet të jetë jo vetëm luftimi i korrupsionit, por ato duhet edhe të vazhdojnë proceset për krime lufte. Po ashtu duhet të forcohet shoqëria civile, e cila në Serbi është e fortë dhe që duhet të bëhet më aktive edhe në vendet e tjera të rajonit. Përballja me të kaluarën duhet të bëhet prej të gjithëve, mendon Wolfgang Petritsch, pavarësisht nëse ata e shohin veten në rolin e viktimës apo konsiderohen si kriminelë.

Sa i përket këmbënguljes së disa politikanëve në narativet nacionaliste dhe etnike, apo pretendimit të presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik, për të vënë në diskutim kufijtë ekzistues, Wolfgang Petritsch thotë se vënia në diskutim e kufijve do të shkaktojë tragjedi të reja. “Faktori etno-nacional është njëri prej faktorëve, por jo vendimtar për paqen në rajon. Integrimi evropian bën të qartë se në një hapësirë të madhe mund të përjetohen të përbashkëtat si ekonomikisht edhe kulturalisht”, thotë Petritsch.

Sipas tij bashkëpunimi me Evropën duhet të jetë sidomos për serbët prioritet absolut, “sepse vetëm në një Evropë të bashkuar serbët mund të jenë të bashkuar. Një bashkim në një krijesë multietnike apo multinacionale si ish-Jugosllavia, nuk mund të krijohet më. Efektet pozitive mund të arrihet vetëm në një Evropë më të madhe dhe ky vizion duhet të rrënjoset më thellë në zemrat dhe mendjet e njerëzve”, thotë Petritsch.

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ishte nga viti 1999 deri 2002 Përfaqësues i lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën. Në këtë funksion ai drejtoi zbatimin e marrëveshjes së Dejtonit të 14. dhjetorit 1995, që nënshkruan ish-presidentët Slobodan Milosheviç, Franjo Tugjman (Kroaci) dhe kryetari i presidiumit boshnjako-hercegovinas Alija Izetbegoviç./dw/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Transgjinorja shqiptare në ditët e fundit të jetës: Asgjë s’ka më kuptim…
Previous article Ndryshojnë rregullat për marrëveshjet mes kompanive, Konkurrenca, rastet kur lejohen

Redaktor2

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT