• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË KALABRI/ Presidenti Meta pritet nga Ipeshkvi Donato Oliverio
Home
Shqipëri

VIZITA NË KALABRI/ Presidenti Meta pritet nga Ipeshkvi Donato Oliverio

7 November, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Kalabri u takua me Ipeshkvin e Eparhias së Ungrës (Eparkia e Lungros), Hirësinë e Tij Donato Oliverio si dhe me autoritetet vendore e përfaqësues të bashkësisë arbëreshe, të cilët organizuan një pritje madhështore me shumë emocione, festime, këngë dhe valltarë të veshur me kostume tradicionale arbëreshe.

Gjatë takimit të ngrohtë që zhvilloi me udhëheqësit fetarë të Eparhias së Ungrës, Presidenti Meta mirëpriti me kënaqësi propozimin e tyre për krijimin e një Këshilli që do të punojë për ruajtjen e zakoneve, tipareve dhe riteve identitare arbëreshe, duke premtuar mbështetjen personale e institucionale, sidomos në këtë Vit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Arbëreshët janë një pasuri e vyer, madje edhe ndërkombëtare, sepse ata ruajtën të paprekur zakonet, ritet, traditat, kulturën dhe gjuhën e kohës së madhe historike të Arbërit. Pa arbëreshët nuk do të kishte Rilindje Kombëtare shqiptare, madje as Shqipëria, dhe as Kosova nuk do të ekzistonin sot e kësaj dite.” – vuri në dukje Presidenti i Republikës.

Më pas Kreu i Shtetit mori pjesë në meshën e shenjtë përkujtimore të mbajtur në Katedralen e Lungros për nder dhe në kujtim të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Duke iu drejtuar besimtarëve dhe të pranishmëve të shumtë, ai theksoi se: “Është një nder i jashtëzakonshëm të marr pjesë në këtë meshë përshpirtjeje dhe bekimit të kujtimit e frymës së Gjergj Kastriotit, i cili jo vetëm përcaktoi identitetin europian të shqiptarëve, por ishte dhe do të jetë shqiptari më i gjallë ndër të gjithë shqiptarët.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu jo vetëm i bashkoi shqiptarët, por me të krenohej mbarë Europa. Ai i frymëzoi shqiptarët gjatë Rilindjes Kombëtare për të kurorëzuar shpalljen e Pavarësisë në vitin 1912. Me shembullin e frymën e tij, shqiptarët u ndjenë edhe më europianë.” – nënvizoi Presidenti Meta.

Gjatë kësaj meshe të përshpirtshme Presidenti i Republikës vlerësoi Imzot Donato Oliverio me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Me mirënjohje të thellë për veprimtarinë e çmuar dhe të pakursyer në mbështetje të bashkësisë arbëreshe në Itali. Për përpjekjet e tij të pareshtura në ruajtje dhe përcjellje të riteve dhe të traditave kishtare në gjuhën arbëreshe”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASI E BËRI PJESË TË "OTR"/ Dafina e nxjerr bllof Noizyn para të gjithëve: Je një gënjeshtar... (FOTO)
Previous article "ME ARMË DHE I MASKUAR"/ Terrorizoi pronarin e lokalit në Mat, arrestohet 27-vjeçari (EMRI)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT