Një kryefamiljar nga Gramshi, familja e të cilit trajtohej prej vitesh më ndihmë ekonomike, ka siguruar një mundësi punësimi falë bashkëpunimit mes zyrës së bashkëqeverisjes dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Gruaja e familjes me 8 anëtarë shkroi në platformë duke kërkuar një mundësi punësimi për burrin e saj, Vullnet Kasmin.
Menjëherë Shërbimi Kombëtar i Punësimit shqyrtoi alternativat e punësimit për zotërinë dhe për t’i siguruar në kohë rekord një vend pune. Sot Vullneti punon një kompani të shërbimit të sigurisë fizike në Gramsh dhe për këtë mjaftuan vetëm 3 minuta për një kërkesë në shqiperiaqeduam.al.


