• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dhuna në kuvendin e Maqedonisë, 6 deputetë dalin sot para gjykatës
Home
Rajon

Dhuna në kuvendin e Maqedonisë, 6 deputetë dalin sot para gjykatës

5 December, 2017 Ina.Autor Rajon

Gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së të dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, nesër do duet të paraqiten para gjykatësit hetues.

Gjykata Penale ka pranuar njoftimin nga Kuvendi, duke iu hapur rruga organit hetues për të proceduar më tej hetimet.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme është duke kërkuar edhe 6 persona të cilët deri më tani ishin të pakapshëm për policinë. Jo zyrtarisht, në mesin e tyre është edhe deputeti Lupço Dimovski.

Ndërkohë Ministria e Brendshme ka lëshuar një listë me të gjitha emrat e personave të akuzuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” deri tek të gjitha pikat kufitare në vend.

Secili person, emri i të cilit figuron në listë e që tenton të lëshojë Maqedoninë duhet të arrestohet dhe të dorëzohet tek organet kompetente. E njëjta vlen edhe për personat që dyshohet të jenë në arrati. Në momentin e hyrjes së tyre brenda kufijve të Maqedonisë, të njëjtit do të duhet të arrestohen dhe të dorëzohen në polici, shkruan Alsat M.

Të premten që lamë pas, Kuvendi votoi heqjen e imunitetit për gjashtë deputet.

Në mesin e tyre janë: Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski, Johan Tarçullovski, Lupço Dimovski, Ljuben Arnaudov dhe Zhaklina Peshevska. Për të njëjtën vepër, gjykata i caktoi masën e paraburgimit ish drejtorit të BSP-së, Mitko Çavkov, dy udhëheqësve të protestave Bogdan Ilievski dhe Boris Damovski, ish drejtorit të Operës dhe Baletit Igor Durllovski, dy agjentëve Munir Pepiç dhe Oliver Radullov si dhe ish shefit të sigurimit të Trajko Veljanovskit, Goran Gjoshevski. Në ditën e aksionit, policia me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion kreu bastisje në shtëpitë e deputeteve Trajko Veljanovski dhe Vesel Memedi. Për veprën “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” dyshohen 36 persona, vepër kjo e cila sipas Kodit Penal parashikon të paktën 10 vite burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjykata e Spanjës urdhëron lirimin e ish-presidentit dhe pesë politikanëve të tjerë të Katalonjës
Previous article Katër mënyrat e zakonshme si tradhtarët komunikojnë me njëri-tjetrin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT