Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për një sërë veprash penale është arrestuar nga Policia e Elbasanit.
Arrestohet Thanas Bego ,32 vjeç nga lagja Shënkoll i Elbasasanit , i shpallur në kërkim për disa vepra penale .Bego dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve si dhe ndaj tij është lëshuar edhe një urdhër arresti për plagosje me dashje , per shkaterrim prone, per mosbindje ndaj efektivave te policise.


