Edison Harizaj nga Vlora mësohet se është personi i ekzekutuar në Durrës mbrëmjen e djeshme. Nderkohe qe naten u raportua se kishte nderruar jete edhe personi i plagosur, Genci Caca, 33 vjeç, por te tjera burime thone se ai ka pesuar vdekje klinike.
Ata ndodheshin në një “Audi A8” kur janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burime policore, Makina e tyre ishte nisur nga Tirana dhe udhëtonte në drejtim të Kavajës.
Harizaj është 39 vjeç me precedente te meparshem dhe sipas burimeve policore, dyshohet se ishte pjese e grupit te Emiliano Shullazit.
Nga informacionet paraprake, mësohet se Policia po heton dy pista: larje hesapesh dhe hakmarrje.
“Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip ‘Audi’ është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin paraprak te Policise se Durresit.
Por, pas ketyre informacioneve, shtetasi Genci Caca ka nderruar jete ne spital.
Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës
Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe i plagosuri janë gjetur mbrëmjen e sotme, brenda një automjeti tip “Audi” me targa “AA 857” në lagjen 13, në zonën e plazhit. Ndërkohë, në Shën Avlazh është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur në vrasje.
Në vendngjarje, janë gjetur një numër i madh gëzhojash, bënë me dije burime policore.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe i personit të plagosur, i cili është transportuar në spitalin Rajonal për të marrë ndihmë mjekësore. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.



