Pas 12 vitesh punë për ndërtimin e tij dhe 15 milion paund investim, një super kompjuteri gjigand i cili vepron si një tru njerëzor ka hyrë në funksion.
Ndërtuar nga Universiteti i Mançesterit, SpiNNaker përbëhet nga 1 milion procesorë dhe mund të kryejë 200 trilion veprime në sekondë.
Përkundrazi bazohet mbi arkitekturën paralele të komunikimit të trurit njerëzor duke dërguar sasi të vogla informacionesh në destinacione të ndryshme përnjëherë.
“Kemi krijuar një makineri e cila funksionon pak a shumë si truri njerëzor dhe jo si kompjuterët tradicionalë”- shprehej profesori Steve Furber pranë Universitetit të Mançesterit.
SpiNNaker është hapi i parë drejt krijimit të një modeli biologjik i cili gjithashtu do të ofrojë informacione për mënyrën sesi truri i njeriut funksionon, raporton PCW.


