• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOSDEKRETIMI/ Spiropali: Konflikt i sforcuar, do i dërgojmë sërish Metës emrin e Sandër Lleshit
Home
Politikë

MOSDEKRETIMI/ Spiropali: Konflikt i sforcuar, do i dërgojmë sërish Metës emrin e Sandër Lleshit

6 November, 2018 F.autor Politikë

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në NeWs24, deputetja e PS , Elisa Spiropali u shpreh se me mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të brendshëm, Presidenti Meta ka marrë kompetenca që nuk ia jep Kushtetuta.

“E ka Kuvendi këtë atribut për të votuar Ministrin e Brendshëm dhe është zgjedhje e kryeministrit, ndryshe nuk do ishim Republikë Parlamentare.’ – U shpreh Spiropali ndërsa shtoi se maxhoranca do ia dërgojë sërish emrin e Sandër Lleshti presidentit Meta.

“Është një konflikt i sforcuar dhe urojmë mos kthehet në konflikt institucional ne do e rinisim kandidaturën e z.Lleshi të Presidenti.  Presidenti ka marrë kohën e gjatë për të hulumtuar, dhe jemi të lumtur që është një figurë e pastër dhe nuk kemi asnjë diskutim që është figura e duhur për të luftuar krimin në vend. “ u shpreh në vijim deputetja e PS.

Spiropali tha ndër të tjera se shpreson që Presidenti të respektojë kushtetutën. “Z.Meta është një politikan i pjekur, tha ajo, dhe nuk kam arsye të dyshoj se do bëj detyrën deri në fund. Vendit i duhet një Minister i Brendshëm me funksione të plota, ashtu sikunder tha edhe ambasadori i BE-së.”

“Ne nuk do të ndërmarrin asnjë sulm apo të bëjnë ndonjë luftë me presidentin e Republikës. Ne nuk do të shmangemi nga përgjegjësitë ligjore. Sandër Lleshi do ta bëjë punën me korrektësi.

Ne nuk duam një luftë politike, e ndajmë këtë luftë nga përgjegjësia institucionale. Fjala e kryeministrit ishte e duhura në kohën e duhur. Është bërë shumë punë në ministrinë e Brendshme. “ -u shpreh në vijim deputetja e PS.

Referuar deklaratave të opozitës, Spiropali u shpreh se: Opozita nuk gjen fjalë për të inkurajuar policinë, ajo e ka krimin kalin e saj të betejës. Ne nuk e kemi kalë beteje, por jemi në front me krimin. Opozita është peng i së shkuarës, nuk vjen të diskutojë buxhetin dhe kjo besoj se është një dëshmi se opozita nuk është serioze.” – përfundoi Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHET PËR NDIHMË DHE FAVORIZIM TË QINDRA VRASJEVE/ Ish-roja i kampit nazist del para gjykatës në moshën 94-vjeçare
Previous article VETËM 17 VJEÇ DHE ME BALUKE/ Nuk duhet ta humbisni këtë FOTO të Noizyt

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta Politikë

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje Politikë

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT