Jonida Maliqi ka qenë e ftuar ditën e sotme në Top Albania Radio. Gjatë emisionit, Jonida foli disi për trendet e fundit të modës dhe ku ajo e gjen inspirimin e saj, për vogëlushin dhe për herë të parë është shprehur për ndarjen nga bashkëshorti.
Fillimisht ajo falenderon median që nuk e kanë ngacmuar apo thumbuar për marrdhënien e saj e cila zgjati 17 vite dhe ka theksuar se epiqendra e jetës së saj është vetëm djali i vogël Dani. “Në momentin që pretedon të nisësh një marrdhënie pritet jo që të përfundosh por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”-është shprehur ajo duke mbyllur kështu komentin e saj.


