Pamela Anderson dha një deklaratë lidhur me Harvey Weinstein dhe të gjithë iu hodhën kundra. Por me gjithë polemikat kundër saj dhe akuzave për maskilizëm, Anderson foli përsëri, këtë herë akoma më e bindur për deklaratën e saj.
Ikona e “Playboy-t” po fliste lidhur me ngacmimet seksuale nga ana e producentit të famshëm dhe u shpreh se s’çuditej aspak, por shtoi se nga ana tjetër, gratë me të cilat abuzoi ai e dinin shumë mirë ku po hynin kur shkonin për ta takuar.
“Të gjithë e dinin se ca njerëz në Hollywood duheshin shmangur në takime private.”, u shpreh Pamela për “NBC”, “Ti e di se ku po futesh kur hyn vetëm në një dhomë hoteli.”
Por sikurse vuri në dukje Megyn Kelly, shumë prej aktoreve të ngacmuara ose abuzuara nga Weinstein, ishin agjentët e tyre që i dërgonin të takonin Harvey Weinstein-in në hotelet ku rrinte. Kësaj, Anderson iu përgjigj:
“Duhet të kishin marrë dikë me vete. Mendoj se kjo është një zgjidhje e thjeshtë. Ky nuk është justifikim.”
Pas reagimeve që shkaktoi kjo deklaratë, Pamela Anderson vijoi arsyetimin e saj në një postim në Instagram, ku shkruan se ndërsa Hollywood-i është i mbushur plot me burra si Weinstein-i, gratë duhet të bëhen vetë të zonjat e vetes duke mos e vendosur veten në situata të atilla ku ngacmimi seksual ose abuzimi të jetë i lehtë për burrat.
Anderson kujton se ka qenë vetë një viktimë abuzimi që kur ishte shumë e re, ndaj askush më mirë se ajo nuk mund ta njohë pushtetin e shmangies si arma kryesore ndaj abuzimit seksual.
“Dikush duhet ta thoshte atë që thashë unë. Mos u shqetësoni. […]
Ne kemi pushtetin për të qenë të sigurta dhe të lira duke iu referuar sensit komun (njohuritë e përgjithshme).
Mesazhi im qëndron ende- i mendoj gjërat thellë dhe kam një këndvështrim unik, vazhdueshmëria është pjesë e jetës sime.”, shkruan Pamela.
“Unë mbroj edhe meshkujt. Thjesht nuk jam dakord me gjithë mënyrën si trajtohet kjo çështje. Më pëlqen që keni reaguar. Pozicioni im nuk është “problematik” vetëm sepse nuk është në një linjë me ato që thonë të gjithë.
Po përpiqem t’u them grave, si një e mbijetuar e abuzimit që jam, se është shumë e rëndësishme të jesh proaktive duke qenë një njeri i rritur, që i di gjërat më mirë, për të mbrojtur veten.
Mos u fusni në makinat e të panjohurve. Mos shkoni për audicione vetëm në dhoma hotelesh.
Gratë janë të fuqishme, të forta, dhe sharmin tonë mund ta përdorim në mënyra pozitive.
Mendoj se të jesh proaktive në mbrojtjen e vetes është diçka e zgjuar. Unë i qëndroj asaj që thashë. Ime më më mësoi të mbroj veten. Veçanërisht me “imazhin” tim. Ajo dhe unë shqetësoheshim gjithmonë se po u jepja njerëzve idenë e gabuar për veten.
Unë nuk jam “vajzë e lehtë” dhe nuk kam patur aq partnerë sa mendojnë njerëzit se kam patur.
Unë besoj në dashuri dhe në përkushtim, gjithashtu besoj tek sensi komun. Kjo është arsyeja pse unë zakonisht martohem. Martesa më bën të ndihem e sigurtë dhe e mbrojtur gjatë marrëdhënies seksuale.
Një i dashur monogam është më i mirë dhe më i fortë se çdo i dashur tjetër. Dua që të gjitha përvojat e mia seksuale të jenë intime- ku unë të jem e lirë të provoj fantazitë e mia më të egra me dikë që më dashuron.
S’e kam përdorur kurrë seksin si armë. Do të ishte shumë e thjeshtë.”/ anabel




