• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kur tenton ti biesh rendit, që të dëgjojë drejtësia!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kur tenton ti biesh rendit, që të dëgjojë drejtësia!

5 November, 2018 Redaktor1 OP-ED

Fillimi i një jave të re, i qartësoi ujërat politike në Shqipëri, që u turbulluan me aq tërsëllimë krejt “papritur” në fundjavë. Të hënën ish ministri Fatmir Xhafaj i dha lamtumirën detyrës. Të martën, pas një votimi formal nga Parlamenti të dekretit që pason dorëheqjen e tij, vendi do ketë në detyrë “ministrin” e ri të brendshëm. Edhe pse Presidenti Meta refuzoi dekretimin e Sandër Lleshit, ai do ta ushtrojë këtë detyrë, me të gjitha fuqitë ekzekutive.

Në praktikën e punës së përditëshme, pak rëndësi ka nëse dikush formalisht quhet ministër, apo zv. Ministër i parë, më e rëndësishmja është se çfarë detyre ushtron në të vërtetë. Ky hap e bën “de facto” nul, edhe përpjekjen për ta “shitur” situatën e krijuar artificialisht, si një krizë politike reale në Tiranë.

Pavarësisht deklaratave, komenteve, kundërargumentave, tifozllëkut apo koreve të kënaqësisë a pakënaqësisë që provokoi akti i kreut të shtetit, e vetmja gjë që ende mbetet pa u sqaruar në këtë histori, lidhet me arësyet që e çuan atë tek refuzimi i dekretimit. Ndoshta ato nuk do të mësohen kurrë, nuk do të bëhen publike kurrë apo ndoshta nuk do të deklarohen kurrë për aq kohë sa edhe nuk ekzistojnë.

Përderisa arësyet kushtetuese nuk ekzistojnë, atëherë dalim në përfundimin logjik se nëpërmjet vendimit, është tentuar që të fshihet një e vërtetë tjetër. Në këto kushte refuzimi i dekretimit të Lleshit, thjeshtë ka shpërbyer si një sebep i madh, për të kamufluar një shkak real. Nëse qëllimi ka qenë për të provokuar një krizë pushtetesh, një prishje balancash, apo një krizë të qeverisë nëpërmjet bllokimit artificial të funksionimit të saj normal, atëherë jemi përpara një situate të re zhvillimesh demokratike në vend.

Kjo situatë e re, kërkon një përgjigje intitucionale të re. Një  kundërpërgjigje që amortizon jo vetëm këtë goditje, por edhe çdo tentativë tjetër në të ardhmen, për ta përsëritur atë në rrugë e forma të ndryshme. Të cilat mund të kenë si të përbashkët, dhënien e goditjeve poshtë brezit të lejuar nga rregullat e lojës demokratike, me qëllim fitimin pa meritë, të ndeshjeve elektorale të radhës. Rruga kryesore për ta realizuar këtë, është ajo kushtetuese.

Loja brenda ringut politik sot në Shqipëri po bëhet me goditje poshtë brezit, për arësye se albitrit i ka “humbur” bilbili e po pret që ti sjellin një tjetër. Në këtë rast, “albitri” i lojës sonë politike, është Gjykata Kushtetuese. E cila për momentin, megjithëse funksionale, është në pamundësi praktike për të marë vendime, në mungesë të numrit të nevojshëm të anëtarëve pas largimit të disave prej tyre, nga vettingu i reformës në drejtësi. Ndaj është emergjencë demokratike, zhbllokimi një minutë e më parë i kësaj situate, jo vetëm në Gjykatën Kushtetuese, por në çdo hallkë tjetër të sistemit të drejtësisë.

E gjitha kjo që ndodhi, më shumë sesa një goditje kundër Edi Ramës, qeverisë apo mazhorancës që ai drejton, ishte një goditje për SHBA dhe BE, si arkitektët e reformës në drejtësinë shqiptare. E sigurtë është se në Bruksel dhe Uashington, është duke u mbajtur shënim gjithçka dhe reagimi do të jetë i shpejtë. Sepse pavarësisht se në Tiranë i ranë pragut që të dëgjojë dera, i ranë rendit që të dëgjojë drejtësia, në fund të fundit tentuan që ti binin qeverisë, që të dëgjonin aleatët tanë euroatlantikë. Këmbanat ranë. Pas kësaj, po presim të mësojmë edhe se si u dëgjuan ato, nga veshët e duhur!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LETRA që Ajnshtajni i dërgoi të bijës: Ja kush është Zoti
Previous article Krasniqi SHPËRTHEN ndaj Carla Del Pontes: PLAKUSHE, nuk shkrove asnjë libër për genocidet e Millosheviçit

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT