Mbrëmja e 4 tetorit ku në zonën e ish bllokut mbeti viktimë një person dhe u plagosën 2 të tjerë tronditi kryeqytetin dhe do të mbahet mend gjatë edhe për faktin se pjesë e përplasjes ishte këngëtarja Elvana Gjata dhe i njohuri i policisë Ervis Martinaj.
Ervis Martinaj
Ky i fundit njihet jo vetëm sepse është i përfshirë në vrasje e konflikte me plagosje por edhe sepse ka në pronësi llotot sportive.
Pikërisht sot, Prokuroria zbulon se arma e përdorur në përplasje është përdorur edhe në një plagosje tjetër.
Plagosja tjetër zë vend në shtator të 2017 po në një lloto sportive. Aty ku pronari dhe një përson tjetër pasi janë nxënë kanë përdorur armët, një prej të cilave u përdor edhe në krimin e rëndë në bllok më 4 tetor.
Kujtojmë se Ervis Martinaj ndodhet në burg nën masën e arrestit me 30 ditë.
Përgatiti: AlpeNews.al



