Rudina Dembacaj ka qenë e qartë që në takimin e saj të parë, pavarësisht se gjërat morën komplet tjetër rrjedhë. E ftuar tek “Rudina” aktorja tregon se pas disa orësh të gjata bisede me Aleksin, që sot është bashkëshorti i saj, ishte ajo që mori e para hapin.
“Aleksi nuk po fliste. Ishte një moment heshtjeje dhe unë i thash: do vish tek shtëpia ime, por nesër nuk dua të mi biesh telefonit. S’kam nerva për lidhje serioze.”- tregoi ajo duke shtuar se edhe ai ia ktheu me të njëjtën monedhë.
Ndonëse ato momente nuk e mendonin se brenda një viti do të fejoheshin dhe martoheshin, moderatorja e ‘Mos i Fol Shoferit’ tregoi me shaka se që prej asaj dite, Aleksi nuk doli më prej shtëpisë së saj.
Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Viktoria, e cila për pak ditë feston 1-vjetorin e saj të parë./ anabel





