Dy raste dhune në familje janë regjistruar ditën e djeshme në Tiranë.
Në njërin rast vajza ka dhunuar nënën e saj, ndërsa në rastin tjetër, babai ka ushtruar dhunë mbi djalin e tij të mitur.
Policia nuk i ka bërë të ditur emrat e personave, por vetëm inicialet e tyre.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02. 11. 2018, plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V. Z., 45 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi e bija A. S,, 28 vjeçe, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Ngjarja e dytë:
Më datë 02. 11 .2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E. C., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, në banesë, dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjike djalin e mitur, 15 vjeç. Neni 124/b/2 i Kodit Penal.


