• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIMI I BANESAVE/ Kryeministri Rama: Do të miratojmë ligjin sa më shpejt
Home
Sociale

SIGURIMI I BANESAVE/ Kryeministri Rama: Do të miratojmë ligjin sa më shpejt

4 December, 2017 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryeministri Rama lajmëroi qytetarët se së shpejti do të bëhet i detyrueshëm me ligj sigurimi i banesës dhe biznesit. Duke marrë shkas nga përmbytjet dhe dëmet që reshjet e shiut shkaktuan ditët e fundit, gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave, Zoti Rama deklaroi:

“Jemi i vetmi vend që nuk e ka këtë detyrim me ligj në një kohë kur buxheti i shtetit nuk është në gjendje të dëmshpërblejë.”
Megjithëse duket si një nismë ligjore që lidhet me situatën e ditëve të fundit, sigurimi i detyrueshëm i pronës dhe biznesit nuk është diçka e re.

Në shtator të vitit 2017, Autoriteti i Monitorimit Financiar i drejtuar nga ish-deputeti socialist Ervin Koçi, dha lajmin se qeveria ka pregatitur një projekt-ligj për të bërë të detyrueshëm sigurimin e pronës nga rreziqet natyrore dhe se projekligji i përfunduar po diskutohej me Bankën Botërore.

Projektligji përfshinte sigurimin e pronës nga rreziqet natyrore si tërmetet dhe përmbytjet.

Nëse projekti bëhet realitet, çdo pronar duhet të paguajë të paktën 7 mijë lekë (50 euro) për sigurimin vjetor të pronave, përveç taksave lokale mbi to. Megjithatë siç ka treguar dhe tregu i sigurimit të detyrueshëm të automjeteve, pas sanksionimit me ligj, çmimi mund të rritet në rast se kompanitë e sigurimit bien dakord mes tyre.

Kjo nismë e qeverisë, që në tetor, u kundërshtua nga studiues e ekonomistë.

Zef Preç, ekspert i ekonomisë, gjatë një interviste për Tv Klan në muajin tetor, tha se nisma e qeverisë “është një taksë e re për qytetarët dhe favorizim i disa kompanive”.

“Në vend që qeveria të bëjë për 5-10 vjet zhvendosje të popullsisë, synon të vërë një taksë të re që varfëron më tej qytetarët. Synohet thjeshtë të shtohen të ardhurat e kompanive, duke marrë parasysh risqet se sa ndodhin tërmetet e përmbytjet.”
Në kundërshtim me pretendimin e Kryeministrit Rama se “jemi i vetmi vend në botë që se kemi sigurimin e banesave të detyrueshëm”, Zoti Preçi shprehet:

“Edhe në zonat më problematike, sigurimi është vullnetar. Edhe në ato vende që është bërë [i detyrueshëm] vetëm 10 për qind është mbledhur.]”
Pyetur nëse sigurimi i detyrueshëm është zgjidhje e dëmshpërblimeve të familjeve që përmbyten, Zoti Preçi shpjegoi se kompanitë e sigurimeve kanë ende borxhe të papagura ndaj qytetarëve për sigurimin e automjeteve:

“Janë 10 milionë Euro të papaguara që nga 2002 nga kompanitë.”/ exit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA: Shansi i fundit i Bashës në Bruksel
Previous article Mblidhen kundër dhunës së gruas, deputetja Ermonela Felaj "dhunohet" gjatë seancës parlamentare

g.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT