Mafia shqitare po forcon pozitat e saj ne France, aq sa po behet shqetesim i madh per policine dhe autoritetet vendore.
Keshtu shkuajne mediat franceze, referuar nje dokumenti te publikuar nga “Le Figaro”, sipas te cilit “bandat shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia”.
Dokumenti ka dale nga Ministria franceze e Drejtesise, e cila thekson se “mafia shqiptare po shpreson në anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE për të zhvilluar aktivitetin kriminal në Francë”.
Sipas medoias franceze, prania e krimineleve shqipfoles i kane rritur pozitat qe nga viti 2010.
Në Francë, këto grupe përqendrojnë aktiviteti e tyre kriminal ne tre drejtime: vjedhjet, drogat dhe kontrabandimi i emigrantëve.
Rezultatet janë mbresëlënëse: në mes të nëntorit 2017 dhe tetorit 2018, 5 shqiptarë kanë kryer 98 vjedhje me thyerje në njëmbëdhjetë departamente, duke grabitur mallra me vlere 423,000 euro.
Me tej, “grupet kriminale shqiptare, kanë nxitur trafikimin e heroinës në zonën kufitare franko-zvicerane”, duke e bere keshtu trafikimin e droges nje nga aktivitetet e tyre te forta.
Në maj, një azilkërkues u dënua në Lyon për transformimin e strehimit të tij në një laborator heroinë. Aplikanti pretendonte se kishte vepruar me kërkesën e një bashkatdhetari dhe donte të ndihmonte babanë e sëmurë në Shqipëri.
Nderkohe qe nuk ngelet pas trafikimi i imigrantëve të paligjshëm nga Kosova apo Shqipëria, “veçanërisht drejt Britanise”.
Pasi mbërrijne në veri të Francës, trafikantet shqiptare kerkojne per nje kalim nga 1.500 deri ne 5.000 euro”.


